BE: Maqedonia të mërkurën e pret një lajm të mirë në Samitin e Triestes

Maqedonia e pret një lajm të mirë lidhur me aprovimin e projekteve në Samitin vijues të gjashtë shteteve ballkanike me Bashkimin Evropian në Trieste, i cili i kushtohet Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit i filluar para tre viteve me iniciativë të Republikës Federale të Gjermanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli, një përfaqësues i lartë i Unionit i cili insiston të mbetet anonim, sot konfirmoi se Brukseli do të aprovojë një pjesë të madhe nga 100 milionë euro për të cilat qeveria paraprake e Maqedonisë aplikoi në kuadër të Procesit të Berlinit për përmirësim të rrjetit infrastrukturor në vend.
“Do të ketë lajm të mirë për vendin tuaj, Çdo vit po aprovohen projekte, ndërsa logjika për to rishikohet përmes pjekurisë së projekteve, që institucionet financiare e kërkojnë. Kriter i dytë, madje është se ai se duhet të ketë reforma në vend, për shkak se nuk mund të kërkohen të holla nga BE-ja nëse paraprakisht nuk përfundohet detyra e shtëpisë. Edhe gjithë këto investime kërkojnë kapacitet dhe qëndrueshmëri, madje në fund përcaktohet shuma. Sivjet, katër vende aplikuan për projekte të cilët kaluan dhe shpresoj se të gjithë do të fitojnë diçka, duke përfshirë edhe Maqedoninë”, theksoi përfaqësuesi i lartë i BE-së.
Gjithashtu, hap pozitiv pritet edhe të martën e ardhshme, më 18 korrik, kur pas një viti prolongim, do të ndodhë Këshilli për stabilzim dhe asociim i Bashkimit Evropian me Maqedoninë, mbajtja e të cilit mori “dritë të gjelbër” nga ana e të gjithë vendeve-anëtare të Unionit.
“Agjenda për Këshillin është serioze dhe ka pritje të mëdha. Në mënyrë kolektive, të gjithë vendet e BE-së u pajtuan që të ecet përpara me Shkupin, ndërsa në mënyrë individuale do të shohim se si do të sillen. Shkupi sot dërgon sinjale të vërteta deri të fqinjët dhe deri te rajoni dhe do të shohim se si të martën e ardhshme do të reflektojë e gjithë kjo”, shton përfaqësuesi i lartë i Brukselit zyrtar.
Pritjet nga këshilli vijues për stabilizim dhe asociim i BE-së me Maqedoninë janë se është e mundur që, pasi marrëveshja për stabilizim u nënshkrua në vitin 2004, kësaj here Greqia ta heq bllokimin dhe Maqedonia të hyjë në fazën e dytë të KSA-së, që do të thoshte funksionalitet i plotë i marrëveshjes.
Sa i përket, madje, Samitit të gjashtë shteteve ballkanike që të mërkurën do të mbahet në Trieste, Bashkimin Evropian do ta përfaqësojnë përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini, eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han dhe eurokomisarja për transport Violeta Bullc, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i përfaqësojnë kryeministrat dhe delegacione qeveritare, me ç’rast pritet që Maqedonia pritet të kryesohet nga kryeministri Zoran zaev, ndërsa në përbërje të së cilit pritet të jenë edhe ministrat Koço Angjushev, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi, Nikolla Dimitrov dhe Goran Sugareski.
Siç theksoi përfaqësuesi i lartë i Unionit, nga ky Samit pritet të sjellë presion pozitiv për interesin e BE-së në rajon, por edhe për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor në Union. ky Samit në Trieste pason pas atij të vitit të kaluar në Paris, si dhe paraprakisht në Vjenë, ndërsa filloi në Berlin dhe konsiderohet si proces interesant ku janë bashkuar të gjithë gjashtë shtetet ballkanike (Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina).
Nga Bashkimi Evropian mohojnë se qëllimi është që të krijohet lidhshmëri e fuqishme midis gjashtë shteteve ballkanike që do të mund të thoshte edhe formim të ndonjë Jugosllavie të re, por konfirmojnë se interesi është treg prej 20 milionë konsumatorë, i cili do të jetë më atraktiv jo vetëm për banorët e këtyre shteteve, por edhe për gjithë botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?