Partitë politike në Maqedoni janë shprehur se mbeten të përkushtuara në procesin e integrimit të vendit në BE, duke nënvizuar se me largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian Maqedonia humbet një aleat ët fuqishëm në përpjekjet e vendit për tu bërë pjesë e BE-së, njofton REL.
Ivo Kotevski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së, thotë se bëhet fjalë për një vendim të marrë nga ana e votuesve dhe taksapaguesve britanikë dhe në këtë rast mbetet që atyre t`ju urohet fat dhe suksese në rrugën që kanë zgjedhur.
“Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të thotë një humbje e madhe edhe për Ballkanin dhe Maqedoninë, meqë bëhet fjalë për një shtet që na ka mbështetur në rrugëtimin tonë në në procesin e integrimit dhe është angazhuar për zgjerimin e BE-së”, ka transmetuar qëndrimin zyrtar të OBRM-PDUKM-së zëdhënësi i kësaj partie, Ivo Kotevski.
Rafiz Haliti, nënkryetar i parlamentit të Maqedonisë, nga radhët e parisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se pavarësisht vendimit të qytetarëve të Britanisë së Madhe për t`u larguar nga BE, e ardhmja e Maqedonisë mbetet anëtarësimi i plotë i shtetit në Bashkimin Evropian.
“Sa i përket Bashkimit Demokratik për Integrim, mbetemi në kursin e njëjtë politik, atëse interes strategjik i partisë që përfaqësoj po edhe i Republikës së Maqedonisë si shtet është integrimi në Bashkimin Evropian. Për ne nuk ekziston ndonjë rrugë tjetër që do të ishte si alternativë për të ardhmen e vendit”, thekson Rafiz Haliti, nënkryetar i parlamentit të Maqedonisë .
Edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë janë shprehur të prerë,se kanë besim të plotë në Bashkimin Evropian.
“Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë shpreh bindjen se rrugë përmes së cilës duhet të ec vendi është rruga e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian”, theksohet në komunikatën e lëshuar nga partia maqedonase në opozitë, Lidhja Social demokrate e Maqedonisë.
Përderisa Ilia Dimovski, koordiantor i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, në profilin e tij në FB ka shkruar:
“…djema, deri sot edhe mund të tolerohej kur dikush thoshte se duhet të lëshohet pe për çështjen e emrit… në funksion të anëtarësimit,… pas ditës së sotme atyre duhet tu tregohet dera….”
Në këtë drejtim, ish diplomati Denko Malevski ka shprehur shqetësimin e tij se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar, i shprehur në referendum, për tu larguar nga Bashkimi Evropian, do të mund të keqpërdoret dhe keqinterpretohet në Maqedoni.
“Kam frikë se në politikën këtu në Maqedoni ky vendim do të mund të keqkuptohet në versionin: ja mirë është që ne si shtet nuk jemi në Bashkimin Evropian, por e kundërta.”
“Kjo që ndodhi na tregon se sa është e rëndësishme që një shtet me kohë të jetë i përfshirë në strukturat evropiane, në mënyrë që të mund të shfrytëzojë benifitet në aspektin e sigurisë ekonomike, si dhe sigurisë së përgjithshme dhe të jetë aty kur fillojnë të ndryshojnë gjërat. Ne si shtet, për fat të keq, mbetemi jashtë Bashkimit Evropian dhe nga kjo pozitë mbetet të ndjekim si do të zhvillohen gjërat”, thekson ish diplomati Denko Malevski.
Ndryshe, Maqedonia, që nga viti 2005 është vend kandidat për t`u anëtarësuar në BE, ndërkohë që nga viti 2009, është në pritje të caktimit të datës për fillimin e bisedimeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës