“Dikush tjetër shet në Kosovë në vend të kompanive të Maqedonisë. Pyetja është pse kjo është kështu? Një shpjegim është edhe çështja e infrastrukturës. Për shkak se nga Tirana në Prishtinë u ndërtua autostradë, ndërsa nga unaza në Shkup deri në Bllacë ka 13 km larg, dhe ne flasim për këtë shtatë vjet rresht”, deklaroi Zoran Jovanovski, analist ekonomik.

Edhe pse vitet e fundit shihet rritje e eksportit të përgjithshëm, megjithatë trendi tregon se Maqedonia po humbë disa nga tregjet e vendeve fqinje.


Për shkak të krizës politike dhe pasigurisë së zgjedhjeve të paralajmëruara, ekonomistët dhe biznesmenët thonë se ekonomia këtë vit do të ketë rritje më të ulët se ajo e parashikuar.