LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia po bëhet pjesë e bashkësisë së transportit evropian

Maqedonia po bëhet pjesë e bashkësisë së transportit evropian

Për vetëm 100 ditë Qeveria e re siguroi 188,4 milionë euro grante për përmirësim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale, deklaroi sot Ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski.

Në konferencën për shtyp të mbajtur për prezantimin e të bërave gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, ministri Sugarevski vlerësoi se Maqedonia po bëhet pjesë e bashkësisë së transportit të përbërë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“E rritëm masën e hapësirës ajrore duke vendosur tri linja të reja drejt Romës, Maltës dhe Suedisë, e vazhduam afatin për legalizimin e ndërtimeve pa leje nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2018, deri më 50 për qind i ulëm të gjitha çmimet që ofron Kadastra, gjetëm zgjidhje igjore për kthimin e autorizimeve të gjeodetëve privat, planifikuam dhe propozuam një sërë zgjidhje ligjore me të cilat e lehtësuam punën në sektorin e biznesit”, tha Sugarevski.


Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me ndërprerjen e punimeve në ndërtimin e autostradave, Sigraveski tha se nuk ka ndërprerje dhe se ndërtimet do të vazhdojnë me dinamikën e dvshiruar në mënyrë me të cilën do të mbrohen interesat shtetëror nëpërmjet harxhimit të kontrolluar të mjeteve, duke mos dhënë numër konkret për shumën e harxhimeve shtesë në procesin e ndërtimit.

Ministri përmendi sigurimin e shumës prej 131 milionë euro, mjete të pakthyeshme nga BE-ja për përfundim të hekurudhës deri në Bullgari, pjesë e Korridorit 8, të cilin dy shtetet janë të detyruar ta përfundojnë deri në vitin 2027. Në pjesën e infrastrukturës rrugore, gjegjësisht për autostradat janë siguruar 41 milionë euro nëpërmjet Programit operativ për transport 2014-2020, ndërsa për ujësjellësit e komunave janë siguruar 12,5 milionë euro, nga të cilat 9,5 janë mjete të pakthyeshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori