LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, pjesë e projektit të Ballkanit Perëndimor

Maqedonia, pjesë e projektit të Ballkanit Perëndimor

Takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor ka nisur punimet në ditën e tij të dytë në qytetin e Durrësit, njofton Top Channel.

Në përfundim të tryezës së përbashkët, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në orët e pasdites, Bushati do të rikthehet në Tiranë për të zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek.


Temë diskutimi në këtë takim të kryediplomatëve të rajonit do të diskutohen projektet rajonale sidomos ato në infrastrukturë dhe në energji.

Këtu përfshihet ajo që njihet si “Autostrada e Kaltër”, projekt që nis në Kroaci, vijon në Bosnje, Mal të Zi dhe Shqipëri, duke lidhur gjithë bregdetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu do të diskutohet edhe për projektin tjetër madhor po në infrastrukturë, ai Nish-Prishtinë-Durrës. Një tjetër që ndodhet në tryezë është edhe projekti i intekonjeksionit Shqipëri-Maqedoni.

Veç Ditmir Bushatit dhe Komisionerit Hahn, të pranishëm në këtë ministerial janë Petrit Selimi, ministri në detyre i Punëve të Jashtme të Kosovës, sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme serbe, Roksanda Nincic, Igor Luksic, zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Crnadak, ministër i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Nikola Popovski, ministër i Jashtëm i Maqedonisë, Lubomir Zaoralek, ministër i Jashtëm i Çekisë, Vincenzo Amendola, nën/sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme të Italisë, Goran Svilanovic, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe ministri i Jashtëm norvegjez, Borge Brende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori