Marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, pas votimit të dytë në Kuvend, tani pret edhe përgjigjen e qytetarëve të vendit, të cilët duhet të deklarohen në referendum nëse do të pranojnë që Republika e Maqedonisë të ndryshoj emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore ose jo. Kjo është dakorduar në marrëveshjen mes palëve, sipas së cilës, nëse qytetarët i përgjigjen pozitivisht ndryshimit të emrit, atëherë procesi vazhdon me ndryshimet kushtetuese dhe pas kësaj, marrëveshja shkon për ratifikim në Kuvendin grek, në mënyrë që të dyja vende të fillojnë të zbatimin teknik të Marrëveshjes së emrit. Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, para disa ditëve ka paralajmëruar se referendumi do të jetë në muajin shtator apo tetor, duke shpalosur si datat 13 dhe 30 shtator dhe 7 tetor si data të mundshme kur do të mbahej referendumi. Sipas tij, qëllimi është që deri në 15 janar të përfundojnë të gjitha detyrimet e parapara. Referendumit duhet t’i paraprijë një debat publik në lidhje me çështjen e emrit, i cili pritet të filloj menjëherë pas samitit të NATO-s, i cili mbahet më 11 dhe 12 korrik.
Por, përveç kryetari Ivanov, i cili me mosnënshkrimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes po pengon procesin e çështjes së emrit, marrëveshja po pengohet edhe nga zvarritja e kompletimit të Komisioni Shtetëror i Zgjedhejve, përbërja e së cilit do të ketë mandat gjashtëmujor dhe është e obligueshme për referendumin.
Megjithatë, edhe pse data e formimit të përbërjes së re të KSHZ-së ka skaduar më 29 qershor, kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, nuk ka caktuar akoma seancë për këtë çështje, edhe përkundër faktit se partitë politike parlamentare, veçmë kanë vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Komisionin e Zgjedhjeve.
Nëse Dimovski edhe ditëve në vijim nuk e cakton këtë seancë, atëherë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe shumica e anëtarëve të komisionit për zgjedhje dhe emërim kanë mundësi të thërrasin mbledhje dhe në atë seancë të miratojnë listën e plotë të anëtarëve të KSHZ-së të cilën e kanë definuar tanimë partitë më të mëdha.
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor bëhet pas ndryshimeve të fundit të kodit zgjedhor që rezultoi nga marrëveshja e partive më të mëdha parlamentare. Partitë u dakorduan që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm KSHZ të ketë përbërje të përkohshme me përfaqësues vetëm nga partitë politike. Sipas kësaj marrëveshje, opozita maqedonase do të ketë kryetarin e KSHZ-së, ndërsa shumica parlamentare edhe shumicën e anëtarëve në komision. Më pas subjektet do të ulen përsëri për të dakorduar kodin e ri zgjedhor dhe modelin e ri të funksionimit të KSHZ-së. Propozimet e para janë që KSHZ të përbëhet vetëm nga ekspertë të pavarur dhe jo nga përfaqësues partiak siç ka qenë deri më tani. /Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos