LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia përballet me mungesë të çerdheve për fëmijë

Maqedonia përballet me mungesë të çerdheve për fëmijë

Rreth 8000 fëmijë në Maqedoni janë në listën për pritje për regjistrim nëpër çerdhe. Kështu thonë të dhënat me të cilat disponon Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS), shkruan Telegrafi Maqedoni.

Prindërit e rinj përballen me problemin e regjistrimit, dhe për këtë, ata presin edhe deri një vit, për të siguruar një vend për fëmijën e tyre.

Ky problem shfaqet për shkak të mungesës së çerdheve ose për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm që e kanë. Kjo mund të tejkalohet me zgjerimin e çerdheve ekzistuese, apo me ndërtimin dhe hapjen e të rejave.


Në fund të prillit, në 66 çerdhe shtetërore në 55 komuna, janë regjistruar gjithsej 36 mijë fëmijë. Sipas paralajmërimeve, çerdhet e reja duhet të ndërtohen me para të Bankës Botërore.

Në lidhje me këtë, ministri i Financave, Dragan Tevdovski thotë se një nga projektet më të rëndësishme është ndihma prej 35 milionë dollarëve nga kjo bankë, për hapjen e çerdheve të reja dhe rinovimin e atyre ekzistuese.

Ndërsa vetë MPPS-ja ka ndarë rreth 41.6 milionë denarë (rreth 700 mijë euro), për ndërtimin, përshtatjen dhe përgatitjen e çerdheve për fëmijë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori