Maqedonia e Veriut dhe Kosova rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta, sa i përket pandemisë së koronavirusit. Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të besueshme se Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve, në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.
Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar. Përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën e vendeve të pasigurta edhe Malin e Zi, Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin. Në parim, sipas burimeve të BE-së, nga vendet që nuk janë në listën e “vendeve të sigurta” nuk lejohet hyrja në BE, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme. Po ashtu kufizimet nuk vlejnë për ata që në territorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian kanë vendbanim ose udhëtojnë zyrtarisht.
Përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike, BE-ja i ka hequr kufizimet e udhëtimit për qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deri në pushimet verore, BE-ja i ka përditësuar listat çdo dy javë, në përputhje me situatën epidemiologjike në secilin vend veç e veç. Kjo praktikë do të vazhdojë tani që institucionet evropiane po i kthehen funksionimit normal, pas pushimeve verore. Shteteve u jepet statusi i sigurt nëse regjistrojnë maksimum 75 raste të reja me koronavirus në 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.
Në maj, BE-ja ka miratuar të ashtuquajturën “frenë emergjente”, sipas së cilës, ndalimi i udhëtimit për qytetarë të vendeve të caktuara mund të riaktivizohet urgjentisht, nëse situata epidemiologjike përkeqësohet me shpejtësi. BE-ja ka vendosur kufizime për udhëtimet e parëndësishme për qytetarët e të ashtuquajturve vende të treta qysh në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.
Në ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev dje tha se tani për tani nuk bisedohet për karantina ose për kufizime të veçanta për shkak të gjendjes aktuale epidemiologjike në vend.
“Shpresojmë se numrat të cilat ditëve të fundit janë stabilizuar, do të fillojnë të bien, veçanërisht nëse u përmbahemi masave dhe nëse jemi të kujdesshëm”, theksoi Zaevi. Lidhur me rritjen e numrit të rasteve me KOVID, veçanërisht në Tetovë dhe Gostivar, Zaev tha se bëhet fjalë kryesisht për qytetarë me sëmundje kronike.
Por ajo që ndodh tek ne, shtoi, ndodh edhe në rajon dhe në botë edhe sipas numrave edhe sipas vdekshmërisë. Nëse jemi më të kujdesshëm dhe nëse jemi më të përgjegjshëm, situata do të jetë më e mirë. “Nuk dua të flas më hollësisht nga ajo që ministri i Shëndetësisë dhe Komisioni e thonë, por unë, si kryeministër që kam për detyrë të monitoroj parametrat, do të thosha se është mirë që ditët e fundit numrat po stabilizohen në Tetovë dhe Gostivar. Kjo do të thotë se forca e virusit po zvogëlohet, masat ndoshta japin rezultate, dhe qytetarët janë më të kujdesshëm”, theksoi Zaevi. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet