Debati në Parlamentin e Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni, që u propozua nga shumica e re parlamentare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët, vazhdon të zgjatet përmes pengesave procedurale të OBRM-PDUKM-së, shkruan REL.
Social Demokratët në foltoren e parlamentit në vazhdimin e dhjetë të seancës parlamentare thanë se deputetët e OBRM-PDUKM do të vazhdojnë të mos e përfillin rregulloren e punës së institucionit ligjvënës duke bllokuar kështu zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit të Maqedonisë gjersa të marrin një garanci përkatësisht siç thonë “një fletë e bardhë në të cilën do të shkruhet se amnistohet Nikolla Gruevski për krimet që ka bërë”
“Bllokimi i zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë ka për qëllim që të mbrojë të gjithë ata të cilët kanë kryer aktivitetet kriminale dhe më e keqja është se akoma vazhdohet me krim përmes shpalljes së tenderëve në formë joligjore. Tani zhvillohet beteja që Maqedonia të shpëtojë nga vjedhja e pa skrupull e atyre që me vite e kanë uzurpuar shtetin“, ka theksuar deputetja e LSDM-së Radmilla Shekerinska.
Sipas saj, demokracia në vend “po shkelet sepse OBRM-PDUKM nuk dëshiron ta përfillë shumicën parlamentare dhe OBRM-PDUKM pasi më nuk i ka numrat, të shkojë në opozitë dhe t’i çlirojë institucionet nga uzurpimi partiak”.
Nga ana tjetër deputetët e OBRM-PDUKM -së vazhdojnë të fokusojnë debatin në funksion të mbrojtjes së shtetit nga siç kanë theksuar implementimi i “Platformës së Tiranës” së firmosur nga partitë politike shqiptare përmes së cilës siç kanë theksuar Zoran Zaev dëshiron të bëhet kryeministër.
“Që të mos kemi destabilizim të shtetit, mos të kemi probleme, trazira ka një zgjidhje të thjeshtë. Ajo është; të shpaloset gjithçka për çka është arritur ujdi në Tiranë. Qytetarët duhet të jenë të informuar. Kërkojmë të shkohet sërish në zgjedhje dhe ajo platformë të marrë dhe pëlqimin e qytetarëve dhe pastaj Zaevi nëse arrinë të fitojë zgjedhjet të bëhet kryeministër dhe jo duke premtuar rrymë më të lirë, rritjen e pagës minimale ose heqjen e testimit ekstern për nxënësit e shkollave të mesme dhe atyre fillore dhe tash të futet në pushtet përmes platformës së një shteti të huaj”, ka theksuar Ilia Dimovski deputet i OBRM-PDUKM-së.
Ndërkohë, Brukseli ka ripërsëritur qëndrimin se Komisioni Evropian pret që të gjithë liderët politik dhe institucionet në Maqedoni të lejojnë që të zhvillohen proceset demokratike, që sipas BE-së, të prezantuara nga zëdhënësja e KE Maja Kocijançiq, nënkupton zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e më pas edhe Qeverinë e re pa humbur kohë.
“Ne jemi duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve dhe në vazhdimësi flasim se si duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja e tanishme dhe Qeveria duhet të vendosen pa humbje kohe, bazuar në shumicën parlamentare e cila ekziston”.
“E dini se të dy, edhe përfaqësuesja e lartë dhe komisioneri Hahn kanë i kanë bërë thirrje kryetarit që të shqyrtojë pozicionin e tij. Ne tani presim që liderët politik dhe institucionet të lejojnë proceset demokratike të zhvillohen, ndërsa kjo përfshinë edhe përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që ne dëshirojmë ta shohim pa anulime”, ka thënë Kocijançiq.
Ndryshe, katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilët erdhën si rrjedhojë e krizës së thellë politike pas publikimit të bisedave të përgjuara mbetet e bllokuar seanca për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit dhe konsolidimi i organeve të institucionit ligjvënës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës