Ministria e Financave (MF) realizoi sot ankandin e radhës të letrave shtetërore me vlerë të planifikuar për të marrë një hua prej 49.9 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të nesërmen MF-ja do të kthejë thuajse aq para borxh të vjetër. Përndryshe, MF-ja ka planifikuar në muajin maj edhe dy ankande tjera të letrave me vlerë. Për këtë muaj janë planifikuar të merren gjithsej 70 milionë euro hua.


Ndaj kësaj huamarrje ka reaguar LSDM-ja e cila bën të ditur se që sot, borxhi publik është rritur për 28.3 milionë euro, duke paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi./Telegrafi/