Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbetur vetëm me një pilot për avionët Air Tractor, që dalin në terren kur vendi përballet me zjarre për shuarjen e të cilave nevojitet ndërhyrje nga ajri. Nga tre pilotë sa ishin gjithsej, dy prej tyre kanë dal në pension. Sipas Shoqatës Evropiane të Aviacionit Civil, vendi duhet të ketë patjetër se paku tre pilotë. Institucionet kompetente në vend, nuk ndërmorrën asnjë masë për të siguruar kuadrin e nevojshëm edhe pas pensionimit të dy pilotëve. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë se në rast se vendi përballet me zjarr të përmasave më të mëdha, QMK ka në dispozicion 4 helikopter, nga të cilët njëri i Armatës, i cili ka kapacitet për rreth 2.5 ton ujë, duke shtuar se gjithashtu është urgjente që të zgjidhet çështja me mungesën e pilotëve për avioner Air Tractor.
“Do thoja se është e palejueshme që të mbetemi pa pilot në periudhë kur përballemi me faza të tilla të të nxehtit. Mendoj se këtë sezon do ta shtyjmë me angazhimin e pilotëve të pensionuar, por për sezonin tjetër duhet të sigurohet kuadër patjetër. Kemi 10 deri 20 zjarre në ditë, intensiteti i tyre është më i vogël dhe fikën më lehtë dhe fatmirësisht ditët e fundit nuk kishte nevojë për shuarje të zjarreve nga ajri, ndërsa ditët e kaluara helikopterët e policisë i kemi përdorur çdo ditë”
– tha Angelov, drejtor i QMK-së.
Pagat e pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të ulëta, thotë Angelov, pasi sipas tij, ata manovrojnë me disa nga avionet më të komplikuar.
“Andaj, vlerësoj se këta persona m,eritojnë rroga më të larta. Kjo shumë parash nuk na ndikon neve si shtet, sepse bëhet fjalë vetëm për disa pilotë, gjithsej tre. Edhe ne si QMK, i bëmë kërkesë Qeverisë që t’i mundësohet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që të angazhojë pilotët e pensionuar. Me shumë gjasa kjo pikë do të shqyrtohet sot në Qeveri” – tha Angelov.
Drejtori i Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, pak ditë më parë tha se pilotët në këtë Drejtori marrin paga prej prej 72.000 denarë dhe për këtë arsye ai thekson se është e nevojshme të bëhen rregullime të pagave në nivel shtetëror. Ai kërkon që të mundësohet pagë prej 300.000 denarë për t’i rikthyer në punë pilotët e pensionuar në mënyrë që të plotësohet kërkesa për aeroplanë zjarrfikës. /tvklan.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj