“Maqedonia ka një popullatë me më shumë se 90 për qind që besojnë në Zot, megjithatë simbolet fetare nuk paraqesin problem për shfaqjen e tyre në jetën publike. Mosdurimin ndërfetar në momente të caktuara e ka iniciuar politika”, – ky është rezultati që ka dalë nga anketat erealizuara nga Instituti ZIP, financuar nga bashkësia ndërkombëtare në katër komuna të Maqedonisë me përkatësi të përzier etnike dhe fetare.
Fixhri Selami nga ky institut, duke komentuar rezultat e hulumtimit të realizuar thotë për Radion Evropa e Lirë se për përfitime të politikës ditore, jo rrallë herë nga qarqe të caktuara, janë nxitur tensione me karakter ndërfetar.
Selami thotë se perceptimi se qytetarët e Maqedonisë nuk janë tolerantë dhe ka mosdurim ndërfetar, është maskë që shfrytëzohet nga politika për të manipuluar me situata tensionuese.
“Qytetarët kur pyeten intimisht, thonë se nuk kanë probleme të tilla që kanë të bëjnë me mostolerancën fetare. Rezultatet lënë të kuptohet se njerëzit në përgjithësi të bashkësive të ndryshme kur bëhet fjalë për dëgjimin e ezanit apo kambanave, nuk kanë ndonjë problem. Po qeverisja e kaluar ka shkaktuar idenë e ekzistimit të hendekut ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare”.
“Gjatë qeverisjes së kaluar ka qenë evidente përzierja e politikës në fe për arritjen e qëllimeve të ndryshme politike. Në këtë drejtim, me ose pa vetëdije, komunitetet e ndryshme fetare janë implikuar në lojërat e politikës dhe si të tilla kanë kontribuar në atë perceptim që kanë qytetarët se shoqëria në Maqedoni është e ndarë në dy blloqe të mëdha, atë të krishterë dhe myslimanë”, thotë Selami.
Ndërkohë, ekspertët e religjionit problemin e raporteve ndërfetare e fokusojnë në politikat qeveritare, të cilat krijuan mure të larta në relacion të njohjes së ndërsjellë dhe mungesës së komunikimit mes dy bashkësive më të mëdha fetare në Maqedoni.
“Kur flasim për raportet ndërfetare, ajo që duhet të bëjë shteti, si e para është që të investojë sa më shumë që është e mundur në njohjen e ndërsjellë mes dy etniteteve fetare, ngase njohja është ajo që rrënon frikën. Dhe, e dyta, ajo që është shumë me rëndësi është që feja të trajtohet si çështje individuale dhe si e tillë duhet të kultivohet, dhe jo si çështje apo vlerë me të cilën do të identifikohen institucionet ose shteti. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen ura të fuqishme mes qytetarëve të përkatësive të ndryshme ndërfetare dhe ndëretnike”, thotë për Radion Evropa e Lirë, sociologu maqedonas, Ilia Acevski.
Nga ana tjetër, profesori universitarë Ali Pajaziti, thotë se projektet mono-etnike të financuara nga buxheti i shtetit, siç është projekti “Shkupi 2014”, paraqesin burim të mostolerancës ndëretnike.
Kjo, thotë ai, paraqet një bombë të kurdisur në një shtet multikonfesional siç është Maqedonia.
“Çarshia e vjetër e Shkupit është një shembull tipik ku i gjeni në një vend të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare të Maqedonisë. Ku fliten të gjitha gjuhët , ajo rome, boshnjake, turke, shqipe maqedonase, etj. Dhe, kjo zonë akoma mbetet e këtillë”.
“Për fat të keq disa projekte artificiale që janë bërë si ‘Shkupi 2014’ kanë qenë një atentat ndaj bashkëjetesës dhe koekzistencës. Në vend që të ndërtoheshin ura janë ndërtuar mure, por kohëve të fundit kjo ka filluar të zbehet dhe kjo sërish kemi një një rigjallërim të Çarshisë së Shkupit që është simbol i multikulturalizmit në Republikën e Maqedonisë”, vlerëson Ali Pajaziti, ligjërues i sociologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë konsiderojnë se në funksion të kultivimit të tolerancës, duhet të realizohen më shumë projekte që do të kontribuojnë në hapjen e dyerve të institucioneve fetare për qytetarët e besimeve të ndryshme.
Ndërsa nga Bashkësia Fetare e Maqedonisë, thonë se bashkësitë fetare duhet të trajtohen në formë të barabartë nga ana institucioneve shtetërore në këtë mënyrë vlerësojnë ata, eliminohen barrierat për kultivimin e tolerancës fetare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës