LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia fillon bisedime me Bullgarinë për roaming më të lirë

Maqedonia fillon bisedime me Bullgarinë për roaming më të lirë

Agjencioni për Komunikime Elektronike në Maqedoni ka njoftuar se kanë filluar bisedimet me Bullgarinë për të ulur çmimin e bisedave telefonike mes qytetarëve të dy shteteve që ndryshe quhet ”roaming”.

Kryetari i kësaj agjencie në Bullgari, Rosen Zhellazkov të premten ka qëndruar në Maqedoni për të nisur bisedimet për këtë temë. Në takim e ka pranuar drejtori i AKE në Maqedoni, Sasho Dimitrijoski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Është biseduar për aktivitete të përbashkëta mes dy shteteve dhe për praktika që duhet të përmirësohen.


”Rishikohet mundësia që të ketë ndërhyrje qeveritare të të dy shteteve dhe për të ndërruar rregullativën ligjore rreth çmimeve” thuhet në komunikatën e AKE.

Deri tani, për një minutë bisedë në telefon me tarifën ”roaming” mes dy shteteve kushton nga 90 deri 210 denarë. Për një MB internet paguhet 750 denarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori