LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia është në 5 vendet e fundit në Evropë për sigurinë në trafik

Maqedonia është në 5 vendet e fundit në Evropë për sigurinë në trafik

Sipas analizave, krahasuar me 32 vende në Evropë, Maqedonia është ndër 5 vendet e fundit në sigurinë e komunikacionit. Sipas ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Goran Sugareski, kjo ishte alarm për autoritetet që të merren seriozisht me këtë çështje dhe premtuan se në periudhën e ardhshme do të gjenden zgjidhje konkrete për të përmirësuar kushtet e rrugëve dhe për të rritur sigurinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sugareski tha se në vendet e BE-së ka mesatarisht 5.2 viktima në trafik në 100.000 banorë, ndërsa në Maqedoni ka 7.1 viktima në trafik në 100.000 banorëve. Për shkak të këtyre shifrave alarmante, ministri tha se kishte nevojë për të krijuar një institucion udhëheqës, domethën organ ekzekutiv, i cili do të ketë përgjegjësi dhe detyrë për përmirësimin e sigurisë dhe ulljen e numrit të viktimave rrugore në Republikën e Maqedonisë.

Ai vuri në dukje se një grup pune tashmë është ngritur dhe do të paraqesë një propozim konkret për krijimin e një agjencie për menaxhimin e sigurisë në trafik deri në fund të vitit 2018. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori