LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut do të merr 4 miliardë euro për të larguar nga përdorimi qymyrin

Maqedonia e Veriut do të merr 4 miliardë euro për të larguar nga përdorimi qymyrin

Maqedonia e Veriut do të marrë 4 miliardë euro për t’u liruar nga përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike dhe për të investuar në burime të rinovueshme.

Plani, i cili do të shpallet në fund të nëntorit në Samitin e Klimës në Dubai, parashikon mbylljen e TEC Manastir dhe TEC Oslomej dhe zëvendësimin e tyre me energji të rinovueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kapacitetet e pastra janë planifikuar të prodhojnë 1.7 gigavat energji elektrike. Projekti, i quajtur Programi i Investimeve për një Tranzicion të Drejtë të Energjisë, do të mbështetet nga kreditorët ndërkombëtarë, duke përfshirë BERZH dhe Bankën Botërore, konfirmoi presidenti i BERZH për Reuters.


“Qymyri përfaqëson 40% të burimit të energjisë në Maqedoni, që është shumë. Ky është një shembull i asaj që do të donim të tregonim në COP, për të paraqitur këtë qasje dhe çfarë mund të japë, si dhe përkushtimin e vendit”, tha presidenti i BERZH-it, Odile Renault-Basso.

Në vitin 2018, Kombet e Bashkuara e shpallën Shkupin qytetin më të ndotur në Evropë. Vendi ka punuar për zëvendësimin e qymyrit me energji të pastër, por për shkak të krizës energjetike dhe çmimit të lartë të energjisë elektrike të importuar, në vitin 2021 u rihap termocentrali i vjetër në Oslomej.

Së bashku me TEC Manastir sigurojnë 79% të prodhimit të përgjithshëm ditor të energjisë elektrike. Ato janë ndërtuar saktësisht 43 vjet më parë. Pajisjet e vjetruara dhe objektet e rrënuara shkaktojnë ndërprerje të shpeshta të sistemit./Telegrafi/

*Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori