Sot në Komisionin Evropian, ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të dëgjojnë për legjislacionin e përditësuar të BE-së nga viti 2019.
Qëllimi i skriningut shpjegues, ashtu si në vitin 2019, është të informojë ekipet e vendeve negociuese për progresin dhe risitë në legjislacionin e BE-së. Duke qenë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë pasur shqyrtim shpjegues që nga viti 2019, ata duhet të kalojnë një përditësim të ligjeve, gjykimeve dhe vendimeve më të fundit në secilin nga kapitujt prej atëherë deri më sot.
Takimi fillon në orën 9:15 në Komisionin Evropian dhe i kushtohet kapitullit të pestë, Prokurime Publike, i cili është pjesë e grupit të parë. Grupi i parë konsiderohet më i rëndësishmi, ai përfshin kapitujt 23 dhe 24 për drejtësinë dhe gjyqësorin, të cilët gjatë procesit të negociatave janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen.
Ekipet do të dëgjojnë gjithashtu kapitullin e Statistikave nesër, këtë herë në Luksemburg.
Nga Komisioni Evropian deklaruan dje se mbesin plotësisht të përkushtuar për avancimin e procesit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Ky është hapi i parë dhe domethënës në procesin e negociatave, i mbështetur plotësisht nga qeveritë dhe parlamentet e të dyja vendeve”, deklaroi për MIA-n zëdhënësja Ana Pisonero.
Ajo shtoi se muajt e ardhshëm sjellin një “program intensiv pune” për të gjitha palët, i cili do të fillojë me Themelet.
“Bëhet fjalë për takime teknike në të cilat janë përfshirë një numër i madh i ekspertëve dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet për orarin e takimeve”, ka shtuar Pisonero.
Këto takime teknike pritet të zgjasin rreth dy muaj, pas së cilës duhet të fillojë skriningu dypalëshe.
Skriningu dypalësh e zhvendos fokusin tek vendi negociues i cili duhet t’u paraqesë ekspertëve të Komisionit Evropian çdo herë progresin në secilin nga kapitujt. Në vijim është raporti i Komisionit Evropian i cili vlerëson atë progres, dhe raportin duhet ta miratojnë vendet anëtare të BE-së, përkatësisht Këshilli i BE-së.
Pas përfundimit të skriningut dypalësh, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të fillojë zyrtarisht negociatat sipas grupeve dhe kapitujve me BE-në, por vetëm nëse së pari ndryshon Kushtetutën dhe sjell bullgarët në të si komb përbërës.
Nga pala maqedonase pas takimeve nuk janë bërë të ditura deklarata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit