Afaristët në Maqedoninë e Veriut, thonë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të përshpejtojë procedurat për fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup- Bllacë si pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”, pasi në të kundërtën çdo ditë e humbur paraqet goditje për biznesin.
Ndërkohë, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se punohet me intensitet në tejkalimin e problemeve për fillimin e punimeve për ndërtimin e këtij aksi rrugor.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë se tanimë janë paraqitur tri kompani për të ndërtuar 2 kilometrat e para dhe pas kësaj pritet të fillojnë punimet që në fillim të vitit 2020.
“Për momentin është duke u bërë evaluimi i ofertave të interesuara për ndërtimin e kësaj rruge. Për herë të parë po ndaj me ju se ka tre kompani të interesuara që kanë dorëzuar ofertat e tyre dhe pritet që pas evaluimit të ofertave jam i bindur se gjatë vitit të ardhshëm do të fillojnë punimet për ndërtimin e dy kilometrave të para të kësaj rruge”.
“Paralelisht jemi duke e punuar dhe projektin bazë për 10 kilometrat e tjera kështu që në një afat shumë të shkurtër ne do të kemi dhe autostradën që do të lidhë Shkupin me Bllacën dhe në atë mënyrë me siguri do të afrohemi dhe me Kosovën”, thotë Bekteshi.
Ndryshe autostrada Shkup – Bllacë e cila duhet të ketë katër tunele dhe tetë ura, do të kushtojë 110 milionë euro, e që sipas paralajmërimeve korsitë do të jenë të gjëra 3.5 metra, ndërsa gjerësia në një drejtim do të jetë 10.25 metra.
Autoritetet qeveritare kanë premtuar se autostrada Shkup-Bllacë e cila do të lidhë Kosovën, do të përfundojë në vitin 2023.
Por për afaristët është e pakuptimtë që më shumë se një dekadë të flitet për një aks rrugorë që është vetëm 12 km , e që realisht mund të përfundohet për gjysmë viti
Ish-kryetari i Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Mirçe Çekrexhi, për Radion Evropa e lirë, thotë se zhvillimi i ekonomisë përkatësisht këmbimi tregtar është ngusht i lidhur me gjendjen e rrugëve, andaj prioritet duhet të jetë infrastruktura me vendet fqinje, duke pasur në fokus Kosovën për shkak të suficitit të lartë që ka Maqedonia e Veriut me këtë vend fqinj”.
“Kjo rrugë në drejtim të Kosovës si partner shumë i rëndësishëm ekonomik, veçanërisht për faktin se me ketë shtet fqinj kemi suficit, autoritetet shtetërore duhet që të fillojnë sa më shpejtë me ndërtimin dhe përfundimin e saj. Bëhet fjalë për 12 kilometra e cila rrugë me të gjitha procedurat mund të përfundohet për më pak se gjysmë viti nëse nuk taktizon politika”, thotë Çekrexhi.
Afaristët thonë se përveç infrastrukturës, që shihet si një problem kryesor, kompanitë përballen edhe me pengesa në dogana dhe me pritje të gjata në kufi duke theksuar se kanë pësuar dëme të mëdha veçanërisht për shkak të barrierave tregtare mes dy vendeve.
Por, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se ato tanimë i takojnë të kaluarës dhe se në komunikimin e drejtëpërdrejtë javor që ka me homologun e tij në Kosovë, synohet të krijohen kushte më të volitshme për këmbimin tregtar mes dy vendeve.
“Jam i bindur se bashkërisht do të gjejmë zgjidhje që barrierat tregtare, t’i shndërrojmë në një komunikim sa më të madh në shkëmbim sa më të madh në mes dy vendeve për shkak se ne jemi dy vende fqinje dhe ka shumë vend që ne edhe më shumë të rrisim shkëmbimin tregtar, por pse jo edhe investimet e ndërsjella në mes dy vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, ka shtuar Bekteshi./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket një vajzë në Prizren, rasti nën hetim

Popovski: Maqedonia duhet të heshtë dhe të jetë e kujdesshme në pozicionimin e saj në arenën ndërkombëtare

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro – rasti po hetohet

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës