Austria e ka mposhtur 2-1 Maqedoninë e Veriut në Grupin C në kuadër të Euro 2020.

45 minutat e parë ishin mjaft produktiv, pasi u shënuan dy gola.


Pas vetëm 18 minutash lojë, austriakët shënuan me anë të Stefan Lainer, që u asistua nga Marcel Sabitzer.

bf1c62a2f1551b379bb085be7a789a72o2

Por, maqedonasit nuk u dorëzuan dhe arritën t’i barazonin shifrat në 1-1.

Ishte Goran Pandev që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Austrisë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 28-të.

pandev

Austriakët filluan më pas të tregoheshin më të kujdesshëm, mirëpo edhe që lëshuan raste shënimi.

45 minutat e dytë filluan më mirë për maqedonët që kishin iniciativën përpara.

36909c6caa4b056c391a3ae2c1759eefo2

Por, përkundër që krijuan disa raste të mira shënimi, nuk arrinin t’i konkretizonin ato.

Më pas, Austria mori iniciativën, duke rikthyer kështu epërsinë e tyre në minutën e 78-të.

1ce8bdf85c36b8c01b130bfe7d9b817do2

Ishte David Alaba që dhuroi një asistim përfekt për Michael Gregoritsch, duke shënuar për 2-1.

Marko Arnautovic e vulosi fitoren e austriake, pasi shënoi në minutën e 9-të për 3-1.

Austria është lider i Grupit C me tre pikë, Holanda dhe Ukraina ende pa pikë dhe takohen sonte nga ora 21:00, derisa Maqedonia e Veriut është pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Luani dhe fitoni shpërblime këtu > Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

telegrafi sport app