Pritet që Maqedonia dhe Shqipëria së shpejti të arrijnë marrëveshje të re, me të cilën në të ardhmen do të rregullohet kuota e nivelit të Liqenit të Ohrit dhe derdhja e ujit përmes Drinit të Zi në Strugë.
Vetëm në këtë mënyrë, marrëveshja gjashtë dekadëshe e vjetër që u miratua në vitin 1957 në kohën e Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës, do të hyjë në histori.
“Për 50 vjet janë ndryshuar edhe kushtet ekonomike, sociale dhe mjedisore në rajon dhe është normale që ne duhet t’i përshtatim ato me kohën e re”, deklaroi Dejan Panovski, koordinator kombëtar për basenin e Drinit.
“E dimë se të dyja palët ndonjëherë fajësojnë njëri-tjetrin për përdorimin e ujit dhe prandaj kemi nevojë për marrëveshje. ELEM-i me kompaninë Elektroenergjitike të Shqipërisë kishte takime fillestare. Ky është një shans për t’u ringjallur ai Komitet dypalësh dhe t’i shqyrtojmë të gjithë problemet që ekzistojnë në këtë moment”, tha Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor.
Marrëveshja e ardhshme duhet gjithashtu ta rregullojë çështjen e përcaktimit të kuotave minimale dhe maksimale të Liqenit të Ohrit, por edhe t’u jepet fund problemeve që dalin me rregullimin e nivelit të tij. Për këtë pritet të ndihmojë edhe plani për menaxhimin e pellgut të liqenit, që është në fazën fillestare të ndërtimit, për të cilin u debatua në Ohër. Javëve të fundit, Liqeni i Ohrit ka shënuar nivel më të lartë të ujit për disa centimetra më shumë nga e lejuara./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
Forcimi i mbrojtjes ajrore e raketore, Shqipëria e Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
Kosova pa 193 njohjet e premtuara