Maqedonia dhe Greqia të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës, përkrahje e fuqishme greke edhe për eurointegrimet
![Maqedonia dhe Greqia të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës, përkrahje e fuqishme greke edhe për eurointegrimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/04/maqedoni-greqi-780x439.png)
Përmirësim i relacioneve bilaterale që kalojnë përmes Marrëveshjes së Prespës, por edhe përpjekje për mbulim për të gjitha vonesat që ekzistojnë për zbatimin e kësaj marrëveshje. Dy vendet kanë të ardhme të përbashkët.
Kështu është vlerësimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë e që dolën nga vizita e parë zyrtare e ministrit të Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias në Shkup me kolegun e tij, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën e përbashkët, Nikolla Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut ka përkrahjen e fuqishme dhe të plotë nga Greqia në hapjen e negociatave me BE-në dhe se Athina përpiqet për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe përforcim të bashkëpunimit bilateral.
“Jam i lumtur për vizitën e parë në Maqedoni të Veriut, që së shpejti do të bëhet partnere e Greqisë në NATO dhe kandidat i BE-së. Jam i sigurt se së shpejti do t’i nisni bisedimet. Keni përkrahjen e plotë nga Greqia. Nisja e bisedimeve do të jetë hap i rëndësishëm edhe për Greqinë. E kuptojmë dëshpërimin e anulimit, por duhet të shihet përpara. E rëndësishme është që të zbatohen vlerat evropiane kurse ne ofrojmë bashkëpunim të plotë”, tha Dendias.
Ministri Dimitrov theksoi se Maqedonia e Veriut pret mbështetjen greke në rrugën drejt BE-së.
“Greqia është partneri ynë strategjik, fqinj dhe shtet mik. Marrëveshja e Prespës hapi potencial të madh për bashkëpunim e që duhet të shfrytëzohet”, tha Dimitrov.
Në pyetje të gazetarëve nëse mund të kontestohet Marrëveshja e Prespës në të dyja vendet, Dendias tha se qëndrimi aktual i Qeverisë greke është se kjo tashmë është çështje e kryer dhe duhet në mënyrë të plotë të zbatohet.
“Me vizitën time të sotme me Dimitrovin e thelluam dhe e zgjeruam bashkëpunimin. Dy vendet kanë interes të përbashkët. Kemi të ardhme të përbashkët”, tha Dendias duke vlerësuar si pozitive vizitën e tij.
Edhe Dimitrov tha se Marrëveshja e Prespës tashmë është pjesë e sistemit juridik dhe se duhet të respektohet.
“Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës vazhdon edhe pse kemi zgjedhje të parakohshme kuvendare. A ka opozita të njëjtin qëndrim është pyetje ër opozitën, e rëndësishme është të dihet se marrëveshja është pjesë e sistemit juridik dhe vlen rregulla ‘pacta sunt servanda’, marrëveshjet duhet të respektohet”, tha Dimitrov.
Dendias, i cili ishte për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, kishte takime edhe me kryetarin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin, Zoran Zaev./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi