LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vetëm me reforma në arsim do të ruhet fuqia punëtore

Maqedoni, vetëm me reforma në arsim do të ruhet fuqia punëtore

Ulja e popullatës së aftë për punë në kushte të lëvizjeve të pavolitshme demografike dhe të migrimit paraqet rrezik për Maqedoninë, por edhe për vendet e rajonit. E gjithë kjo shfaqë nevojën për ndërmarrje të më shumë masave për rritje të shkallë së popullatës aktive, zgjatjes së jetës së popullsisë, rritjes së kualifikimit të fuqisë punëtore, si dhe nxitjes së inovacioneve dhe automatizimit. Vendet e Evropës së Mesme, Lindore dhe Juglindore gjatë 30 viteve të ardhshme do të mund të ballafaqohen me reduktimin e fuqisë punëtore, paralajmëroi zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Xhang, i cili përveç masës për rritjen e numrit të punëtorëve dhe produktivitetit, theksoi edhe përparësinë në zhvillimin teknologjik.

Në hulumtimin e ri të FMN-së janë shfaqur të dhënat, që tregojnë se popullata në këto vende për shkak të plakjes dhe migrimit deri në vitin 2050 do të ballafaqohet me rënie edhe atë prej 12 për qind. Nga ana tjetër, ulja e numrit të fuqisë punëtore në tri dekadat e ardhshme do të mund të jetë edhe më e madhe dhe të arrijë 25 për qind. Xhang thekson se kjo do të thotë që popullata e aftë për punë do të përmbajë dyfish më shumë të moshuar sesa tani. “Këto sfida demografike do të mund të ngadalësojnë ndjeshëm zhvillimin në këto vende. Ulja e ofertës së fuqisë punëtore dhe produktiviteti më i ulët i punëtorëve më të moshuar, së bashku me presionin më të madh ndaj financave publike do të mund të kushtojë rreth një për qind të BPV në vit”, paralajmëroi Xhang.

Ai thotë se vendet e rajonit ballafaqohen me sfida demografike gjatë fazës së mëhershme të zhvillimit në krahasim me vendet e pasura të perëndimit, dhe prandaj është e mundshme që të bëhen të vjetra para se të jenë të pasura.


“Njëra prej zgjidhjeve për lehtësimin e këtyre presioneve është rritja e numrit të produktivitetit të fuqisë punëtore. Përkeqësimi i tendencave demografike është nën dëkimin e largimit të të rinjve dhe të arsimuarve, ndërsa prej vitit 1995 deri në vitin 2017, me përjashtim të Rusisë dhe Turqisë, rajoni ka humbur rreth shtatë për qind të fuqisë punëtore”, shpjegon Xhang.

Sipas tij, krahas masave për ndërprerje të migrimit, si dhe kthimit të atyre që janë larguar, Xhang thekson se disa vende që kanë mundur të ulin mungesën e fuqisë punëtore, kanë vendosur të importojnë punëtorë të huaj, duke theksuar se migrimi është zgjedhje politike që i vë më shumë barrë disa politikave tjera. Angel Dimitrov, kryetari i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, thotë se ulja e popullatës së aftë për punë në vendin tonë, si rezultat i shpërnguljes së të rinjve në vendet e zhvilluara, është çështja më e rëndësishme në të cilën duhet të përfshihen të gjitha potencialet tona: politike, shkencore, joqeveritare dhe të gjitha të tjerat, që ia mendojnë të mirën këtij vendi.

“Analiza e FMN tregon tërë atë që ne vazhdimisht e potencojmë, se duhet të rriten produktiviteti dhe numri i punëtorëve, si dhe të ndalohen migrimet dhe largimi i kuadrove, por është e qartë se vendi ynë ose nuk ka guxim politik ose ka mungesë të njohurive dhe resurseve njerëzore”, konsideron Dimitrov.

Ai shton se problemi i parë me uljen e fuqisë punëtore do të ndihet tek lidhja mes punëtorëve dhe pensionistëve.

“Mundësia që nga buxheti të merren pagesat e pensioneve, së shpejti do të bëhet e pamundur, sepse ndarja e një shume të madhe të mjeteve për pensione në vend se të ndahen për zhvillim, vetëm se do të zmadhojë problemin në të ardhmen. Problemi i dytë është se numri i ulët i punëtorëve do të ngadalësojë edhe ashtu rritjen modeste ekonomike dhe FMN parasheh që në vitin 2050 në vend se të arrijmë 74 për qind të mesatares në Evropë, ne mezi do të arrijmë 60 për qind për shkak të lëvizjeve të këtilla demografike”, thekson Dimitrov. Sipas tij, njëra prej konstatimeve kryesore është se Maqedonia do të ballafaqohet me plakjen e popullatës në një shkallë më të ulët të zhvillimit sesa vendet e zhvilluara.

“Këtë duhet ta kemi në parasysh vazhdimisht kur propozojmë disa politika ekonomike dhe kur thjeshtë kopjojmë politikat e ndonjë vendi të zhvilluar, duke harruar se struktura jonë ekonomike dhe niveli i zhvillimit ekonomik ata e kanë patur para njëqind viteve. Zgjidhjen e për importim të fuqisë punëtore nuk duhet ad hok ta hedhim, edhe pse edhe për një politikë të këtillë do të kishim problem, sepse dëshira e emigrantëve ekonomik është që të jetojnë dhe punojnë në shtete më të zhvilluara se e jona”, thotë Dimitrov. Ai shtoi se FMN thekson zhvillimin teknologjik si një prej zgjidhjeve të problemit, por thotë se me këtë nivel të arsimit, me vlerat e vazhdueshme sipërmarrëse dhe me potenciale shumë modeste financiare të kompanive, nuk mund të flitet për një gjë të tillë.

“Pavarësisht ikjes së shumë të rinjve dhe kuadrove të arsimuara jashtë vendit, reformat në arsim mbeten prioriteti i parë. Pa persona me arsim sipëror me shkallë të mjaftueshme të njohurive, nuk është i mundshëm asnjë zhvillim teknologjik, që do të kishte mundur pozitivisht të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Sfera e dytë, e cila gjithashtu është shumë e rëndësishme, është sundimi i ligjit, stabiliteti politik, administrata e vogël dhe profesionale, ulja e shpenzimeve joproduktive i buxhetit dhe problemet tjera, të cilat vazhdimisht na e përsërisin, ndërsa ne bëhemi sikur nuk i kuptojmë”, shpjegon Dimitrov./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori