LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vazhdon mësimi ‘online’ deri në fund të vitit shkollor

Maqedoni, vazhdon mësimi ‘online’ deri në fund të vitit shkollor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në konferencë për shtyp deklaroi se për sivjet është anuluar matura shtetërore, matura shkollor dhe provimi përfundimtar për këtë vit shkollor për nxënësit e shkollave të mesme.

“Të gjithë këto do të marrin diploma për arsim të mesëm të kryer me të njëjtën rëndësi si vitet e kaluara”, tha Ademi duke shtuar se me këtë i mundësojnë maturantëve të shmangin stresin dhe të përkushtohen në gjetjen e punës ose të ndjekin arsimin e lartë në fakultete, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri të ditur se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme deri më 10 qershor nuk do të kthehen në bankat shkollore.


Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2020/2021 në vend që në maj do të realizohet në qershor. Listat e nxënësve të regjistruar, shkollat do t’i publikojnë më së voni deri më 15 korrik, ndërsa ata që nuk do të
regjistrohen do të marrin njoftim me shkrim.

Janë edhe disa masa të tjera që i komunikoi Ademi për, siç tha ai, funksionimin e papenguar të sistemit edukativo-arsimor në kushte të pandemisë së Covid-19, ndërsa janë miratuar në partneritet me institucione të tjera dhe sektorin civil.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori