LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, tokat ndërtimore do të menaxhohen nga komunat

Maqedoni, tokat ndërtimore do të menaxhohen nga komunat

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) sot ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, me të cilën ka marrë të drejtën për shfrytëzimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tokave ndërtimore.

“Përmes këtij sistemi, udhëhiqen të gjitha procedurat për tjetërsim, dhënie me qira në afat të shkurtër apo të gjatë, dhënie për përdorim të përhershëm, dhënie të së drejtës së pronësisë dhe të drejtën për shfrytëzim të tokës në pronësi shtetërore”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

“Prioritet i BNJVL-së është që të gjitha komunat të përmbushin kushtet për menaxhim me tokën ndërtimore, ku nuk ka ndërtime aktualisht dhe vetë të kryejnë procedurat e kërkuara në këtë sistem. Është një ndër parakushtet kryesore e një ndër përfitimet më të mëdha nga Ligji për decentralizim”,- theksoi kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov.


Kryeministri Zaev thotë se, për një zhvillim të barabartë rajonal, komunat do të kenë edhe më shumë mjete në dispozicion, me këtë do të kenë mundësi të marrin edhe më shumë kompetenca. Kjo, sipas tij, do jetë edhe inkurajim për të gjithë investuesit, se procedurat që duhet të kryejnë, hapat e parë drejt ndërtimeve të ardhshme do të zgjidhen në nivel lokal, në asistencë të drejtpërdrejtë të BNJVL-së.

Sistemi aktualisht përdoret nga 46 komuna të cilat i kanë përmbushur kushtet ligjore dhe kanë marrë të drejtën të menaxhojnë tokën ndërtimore në pronësi shtetërore. Komunat e tjera, deri në përmbushjen e kushteve, procedurat do t’i kryejnë përmes Ministrisë së Transportit.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori