Maqedoni, tekstet shkollore me gabime serioze, mësimdhënësit kërkojnë tërheqjen e tyre

Fiset Ilire, enkelejdët dhe dasaretët për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme, sipas teksteve shkollore të lëndës së historisë, vazhdojnë të mbesin maqedonas. Profesori i lëndës së historisë Naser Miftari, shpjegon para nxënësve se fiset si enkelejdët dhe dasaretët nuk janë fise maqedonase, por janë fise ilire. Ai thotë se në të njëjtin libër, disa faqe të tekstit janë fare të papërkthyera, përkatësisht janë lënë në gjuhën maqedonase, ndërkohë që u dedikohet nxënësve shqiptarë.
“Kërkojmë tërheqjen e tyre dhe kërkojmë botimin e teksteve të reja, duhet të krijohet një komision ekspertësh me të cilët jo vetëm si tekst në pamje por ajo duhet të ndryshojë dhe nga përmbajtja dhe nga aspekti didaktik i saj. Gabimet më trashanike janë qasja didaktike, në tekstin që duhet të punohet nuk plotëson kriteret. Gabimi tjetër , informata jo të sakta dhe shtojnë dyshim tek nxënësi dhe dikush tjetër”, tha për tv 21 profesori Naser Ferati.
Profesori thotë se gabimet faktografike nuk janë më të pakta në lëndën e gjeografisë. Ai shton se aty shqiptarët e Maqedonisë rezultojnë të kenë prejardhje maqedonase, por me ardhjen dhe sundimin e Perandorisë Osmane, disa prej maqedonasve kanë pranuar fenë islame dhe kështu gradualisht janë shqiptarizuar.
Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta, kërkon strategji dhe programe të reja, libra të rinj dhe se me këto që mësojnë nxënësit ju ka skaduar afati.
“Kërkojmë strategji të re, programe të reja, tekste të reja, libra të rinj, se këtyre ju ka skaduar afati dhe ka shumë gabime. Kërkojmë në arsimin fillor dhe të mesëm që Ministria e Arsimit të konsultohet me shoqërinë civile, sepse ne jemi ata që bëjmë ndryshime, e jo ata njerëzit e njëjtë të ministrisë dhe të komisioneve që nuk ndryshojnë. Apeloj të formohet komisioni që nga shkurti e marsi, që të përpilohen ato programe dhe faza e parë të fillojë me strategji të re nga shkurti”, u shpreh kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.
Për të gjitha këto gabime nga Ministria e arsimit dhe shkencës, vetëm thonë se kanë dërguar deri te shkollat shkresë që gabimet të adresohen në ministri, e pasi t’i shqyrtojnë, të nisin me përmirësimin e tyre.
“Është e nevojshme ngritje e iniciativës që të mund të ndërmarrët diçka lidhur me tekstet shkollore. Ministria lëshoi shkrese deri te shkollat që të munden direkt arsimtaret ti deklarojnë gabimet në tekstet shkollore. Do te përpunohen të dhënat që të shihet më tutje se çka do te ndermirët me të njëjtit. Përndryshe për momentin po punohet ne ndryshimin e ligjit për tekstet shkollore”, nga Ministria e Arsimit.
Pos gabimeve historiografike që po i hasin mësimdhënësit në librin e historisë dhe gjeografisë, të pashmangshëm janë gabimet edhe në librin e kulturës qytetare, ku shqiptarët i quajnë si të prapambetur dhe të pakulturuar. Ndërkaq, në tekstin e lëndës së muzikës, nxënësit shqiptarë përveç se mësojnë këngë të përkthyera nga gjuha maqedonase dhe kompozitorë të huaj, motivet a atyre këngëve flasin për komunizmin jugosllav të Titos, në të cilat heronjtë kryesorë janë partizanët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit