Është anuluar tenderi për zgjedhjen e Mbikëqyrësit dhe këshilltarit juridik për transaksione për ndërtimin e autostradave që do t’i ndërtojë në Korridorin 8 dhe Korridorin 10-D, konsorciumi amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”, pasi ofruesi i përzgjedhur i tenderit në afatin e paraparë nuk e siguroi garancinë bankare për kryerje në kohë dhe me cilësi të kontratës. Në vijim është afati për ankesa i cili zgjatë deri më 19 gusht, pas çka Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore (NPRRSH) menjëherë do të fillojë procedurë të re për shpalljen e tenderit. Punët do të vonohen për aq kohë sa të zgjasë procedura për zgjedhjen e mbikëqyrësit të ri, informuan për AIM nga NPRRSH.
Prej atje e përfaqësojnë tërë rrjedhën e procedurës dhe theksojnë se Furnizimi publik për zgjedhjen e Mbikëqyrësit dhe këshilltarit ligjor për transaksione për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D është zbatuar në përputhje me Ligjin për furnizime publike për çka u shpall tender, i cili pasoi vlerësimin dhe përzgjedhjen e ofertës më të favorshme. Me 28.12.2021, rikujtojnë se është publikuar njoftimi në sistemin elektronik për prokurim publik me afat për dorëzimin e ofertave deri më 23.3.2022 ora 11:00, pas së cilës Komisioni për Prokurim Publik ka mbajtur hapjen publike të ofertave, në ora 11. për të cilat u konstatua se u ishin dorëzuar dy oferta. Pas vlerësimit, Komisioni i Prokurimit Publik përgatiti një Raport të procedurës së zhvilluar në të cilin u konstatua se ekziston një ofertë e pranueshme dhe u bë propozim për zgjedhjen e ofertës më të favorshme, ku oferta e (JV) Ofertës e datës 23.03.2022. nga INSTITUT IGH d.d. shoqëri aksionare për kërkim dhe zhvillim në ndërtim Zagreb, rr. “Janka Rakushe” nr.1 Zagreb me EMBS: 3750272 si udhëheqëse e grupit të ofertuesve të lidhur me Ndërmarrjen e Projektimit, Mbikëqyrjes dhe Inxhinierisë INSTITUTI PËR RRUGË SHPK Veles, Vendbanimi pa sistem rrugor Nr. 1 Orizari i Poshtëm Veles me EMBS 7483503, i cili ka rezultuar me Vendimin për zgjedhjen e ofertës më të volitshme të vërtetuar me nr. 02-423/43 nga 17.05.2022.
Pas përfundimit të Vendimit për përzgjedhje, informon NPRRSH, është përgatitur Marrëveshje dhe është nënshkruar më 19.7.2022, por nuk është dorëzuar garancia bankare, për çka është kërkuar kohë shtesë për dorëzimin e saj. Megjithatë, edhe pas shtyrjes së afatit, ofertuesi më i favorshëm nuk e respekton afatin për dorëzimin e garancisë bankare për ekzekutimin në kohë dhe me cilësi të lartë të kontratës për mbikëqyrje dhe këshilltar për transaksionet juridike për ndërtimin e Korridorit VIII dhe Korridori X-d, i cili ishte deri më 5 gusht 2022. Me këtë është shkelur Deklarata e Seriozitetit dhe kontrata e nënshkruar nuk ka efekt juridik dhe mundësi zbatimi. Gjegjësisht, edhe pse Marrëveshja është nënshkruar nga të dyja palët, ajo nuk ka hyrë në fuqi për faktin se në dokumentacionin e publikuar të tenderit thuhet se për këtë procedurë garancion bankar për ekzekutimin në kohë dhe cilësor të marrëveshjes prej 10 për qind të vlera totale e marrëveshjes përfshirë TVSH-në dhe në Kushtet e veçanta të Marrëveshjes thuhet se kushti bazë për efektivitetin e marrëveshjes është dhënia e garancisë bankare për kryerje në kohë dhe në mënyrë cilësore të marrëveshjes.
“Prej këtu, nuk mjafton që ofruesi i përzgjedhur vetëm ta nënshkruajë kontratën, por në të njëjtën kohë duhet të dorëzojë edhe Garanci bankare për kryerje në kohë dhe në mënyrë cilësore të kontratës, gjegjësisht sipas nenit 116 paragrafi 2 nga Ligji për Furnizime Publike marrëveshja për furnizime publike nënshkruhet në përputhje me kushtet e konfirmuara në dokumentacionin e tenderit dhe ofertës. Në bazë të të theksuarës si dhe në bazë të nenit 101 paragrafi 6 alinea 4 nga Ligji për furnizime publike për arsye që ofertuesi i përzgjedhur në afatin e parashikuar në dokumentacionin e publikuar të tenderit më 9.8.2022, është sjell vendim për anulimin e procedurës”, qëndron në informacionin nga NPRRSH.
Siç shtojnë, për momentin rrjedh afati i ankimimit, i cili është deri më 19 gusht të vitit 2022, pas së cilës Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore do të fillojë menjëherë me procedurë të re për shpalljen e tenderit të ri, që do të thotë se gjërat do të zvarriten për aq kohë sa të zgjasë kjo procedurë, gjegjësisht sa do të zgjasë procedura për zgjedhjen e një mbikëqyrësi të ri.
Pas shpalljes së tenderit për përzgjedhjen e Konsulentit mbikëqyrës dhe ligjor transaksional që do të udhëheqë negociatat me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” së bashku me Komitetin e formuar për negociata, fillimi fillestar i punimeve të ndërtimit u paralajmërua për në fund të gjysmës së parë të vitit, ndërsa pas seancës së dytë të Komitetit në fund të qershorit nga Qeveria publikuan informacion për fillimin e punës për këtë apo muajin e ardhshëm.
Për ndërtimin e tre autostradave të reja, Qeveria vitin e kaluar ka nënshkruar memorandum me “Behtel dhe Enka” ndërsa Kuvendi e miratoi Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërtimin e partnerit strategjik për projektin për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridori 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir).
Me zgjidhjen ligjore rregullohet projektimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d, si projekte individuale për investime kapitale me rëndësi strategjike kombëtare për shtetin. Komisioni shtetëror kundër korrupsionit vlerësoi se ky ligj e kufizon konkurrencën dhe mundësinë e një konkurrence të ndershme, pasi nuk parashikon një procedurë tenderimi. Pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka nisur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit, Qeveria ka formuar ekip për negociata me konsorciumin amerikano-turk për ndërtimin e autostradave.
Qeveria, në seancën e 28 qershori e miratoi informacionin për seancën e dytë të Komitetit për negociata për lidhjen e Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d, në të cilin, siç informuan, ekipi i shpronësimeve i udhëhequr nga Ministria e Financave dhe në të cilën janë të përfshira përfaqësues për realizimin efikas të këtij procesi. Konform informacionit, Qeveria e ka angazhuar Ndërmarrjen publike për rrugët shtetërore që brenda 10 ditëve të themelojë Njësinë projektuese për zbatimin e projektit, i cili është paraparë me Marrëveshjen për ndërtim me partnerin strategjik “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d. Fillimi i punimeve në këto akse të autostradave, siç thuhet nga Qeveria në njoftimin pas seancës, është paraparë në gusht dhe shtator të këtij viti./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës