LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të hënën publikohen rezultatet nga konkursi i bursave studentore

Maqedoni, të hënën publikohen rezultatet nga konkursi i bursave studentore

Zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov tha se “rezultatet nga konkursi për ndarjen e bursave studentore do të publikohen të hënën”. Në seancën për pyetje të deputetëve ai nga partia opozitare maqedonase u pyet për kriteret e fitimit të bursave studentore dhe kush vendos për bursat e shtrenjta jashtë vendit.

“Rezultatet për bursa studentore do të dalin të hënën dhe publiku do të mund të di se kush ka fituar bursë. Rreth tre mijë bursa studentore në vjet ndahen në një proces kompetetiv ku aplikohet në mënyrë elektronike, për të marrë numër, më pastaj të dorëzoni dokumente që ju kandidojnë, e më pastaj të hyni në përzgjedhjen për bursë”, tha Atanasov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e deputetes së OBRM-PDUKM-së Sllagjana Mitovska tha se do përgjigjet me shkrim, duke shtuar se ka shumë mosbesim mes deputeteve nga pushteti dhe nga opozita për shumë çështje.


“Kur bëhet fjalë për bursa për studentë ka një specifikë, në ligj është shtuar përqindja, sa përqindja, cila kategori e studentëve marrin bursa, dhe kur dalin konkurs ka numra. Këtu parashtrohet pyetja nëse përqindjet korrespondojnë”, tha Atanasov.

Ai tha se para dy javë, Komisioni për Shkencë, Arsim dhe Sport e ka ndryshuar Ligjin për bursa dhe një përqind do të jetë për studentët që regjistrohen në fakultet mësimore dhe se nga numri i përgjithshëm i bursave, 49% janë për kategoritë sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori