LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të gjithë në shëndetësi duan paga më të larta

Maqedoni, të gjithë në shëndetësi duan paga më të larta

A do t’i kënaq Ministria e Shëndetësisë punëtorët shëndetësor, si dhe mjekët specialist, të marrin 10% pagë më të lartë nga janari i muajit të ardhshëm? Kryetari i Sindikatës të Qendrës Klinike, Goran Begoviq, thotë se presin takim me ministrin e Shëndetësisë deri të premten për të marrë përgjigje për kërkesat e tyre.

Ata janë të pakënaqur me rritjen e propozuar, ku për mjekët specialist është 10%, ndërsa për punëtorët e shëndetësisë është 5%. Kjo sipas, Sindikatës krijon ndarje mes anëtarësisë sepse thellë hyn në raportet ndër-njerëzore dhe prish punën ekipore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të premten duhet të kemi takim me ministrin e Shëndetësisë për të na thënë se çfarë kanë vendosur. Duhej të kemi takim dje, por u anulua”, tha Begoviq.


“Bëmë shumë përpjekje që jo vetëm mjekët të marrin 10% rritje të pagës nga janari i vitit 2019, por rritje do të kenë edhe motrat medicinale, që ishin planifikuar për rritje prej 5% të rrogës nga shtator, dhe do të marrin nga janar. Megjithatë, motrat medicinale kanë kërkesa shtesa. Kishim shumë takime në fundjavë, ata vazhdojnë edhe këtë javë, për të parë cilët janë kërkesat e tyre. Buxheti është ai që është caktuar, megjithatë nuk do të ndalemi me komunikimin dhe këto ditë do të kemi takime me përfaqësues të shoqatave dhe Unionit të motrave medicinale për të parë se cilët janë kërkesat e tyre”, deklaroi Filipçe.

Edhe Unioni i motrave medicinale reagoi për rritjen e rrogave jo të barabartë.

Një rritje e rrogës prej 5% kishte në shtator. Kjo ishte planifikuar për vitin 2019, por siguruam shumë shtesë të parave që kjo rritje të fillojë nga janari”, shtoi Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori