Maqedoni, sot zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale pas pavarësisë së vendit, ku në balotazh janë dy kandidatët për president Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.
Në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë 14 lista konkurruese prej të cilave 5 koalicione dhe 9 parti politike të maqedonasve dhe shqiptarëve, që po garojnë për 123 vende deputetësh në Parlamentin e Vendit. Tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora, e cila dje votoi nëpër përfaqësitë diplomatike në tre zonat zgjedhore Evropë, SHBA – Kanada dhe Australni, transmeton INA.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës e kanë mbi 1,7 milionë votues, që do të votojnë në 3480 vendvotime në tërë vendin.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish vendor dhe ndërkombëtar.
Sipas KSHZ-së zyrtarisht janë të akredituar 9.952 vëzhgues vendor dhe 550 vëzhgues të huaj, me numër më të madh OSBE/ODIHR si dhe 283 përkthyes.
Zgjedhjet po ndiqen me interes të madh edhe nga mediat e huaja, të cilat kanë akredituar gazetarët edhe ekipet e tyre televizive. /Telegrafi/













































