Maqedoni, sot fillon skriningu për grupin “Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse”

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq prej sot po qëndron në Bruksel me rastin e fillimit të skriningut shpjegues për grupin 3, “Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse”.
“Skriningu shpjegues për këtë Grup fillon me takimin e sotëm shpjegues për Kapitullin 10, ‘Transformimi digjital dhe mediat’, në të cilin ekipi negociator nga Maqedonia e Veriut do të dëgjojë ekspertizën, rekomandimet dhe këshillat nga Komisioni Evropian në këtë fushë, të cilat do të udhëzojnë më tej në përgatitjet për skriningun dypalësh në këtë kapitull”, informojnë nga Sekretariati për Çështjet Europiane.
Deri më tani me sukses kanë përfunduar skriningjet shpjeguese për Grupin 1, “Themelet” dhe Grupin 2 “Tregu i brendshëm” që është edhe konstatim i Komisionit në Raportin vjetor për Maqedoninë e Veriut për vitin 2022, përderisa procesi i skriningut zhvillohet pandërprerë, ndërsa vendi tregon nivel të lartë të përkushtimit.
Deri në fund të kësaj jave do të mbahen edhe takimet për skrining për kapitujt 16,17,19,20,25,26 dhe 29, gjegjësisht kapitujt “Tatimimi”, “Politika ekonomike dhe monetare”, “Politika sociale dhe punësimi”, “Ndërmarrje dhe politika industriale”, “Shkencë dhe hulumtim”, “Arsim dhe kulturë” dhe “Bashkimi Doganor”.
Pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE-në në qershor të këtij viti, me të cilën Maqedonia e Veriut hapi zyrtarisht negociatat, filloi procesi i skriningut, i cili përbëhet nga dy faza. E para është skriningu shpjegues – kur Komisioni Evropian do të prezantojë legjislacionin më të rëndësishëm të BE-së për të gjithë kapitujt e grupuar tashmë në grupe, gjegjësisht, në rastin e vendit tonë, do të bëhet vetëm një përditësim i akteve përkatëse (duke marrë parasysh se ne e kemi kaluar tashmë këtë proces në 2018-2019).
Faza e dytë e skriningut, gjegjësisht skriningu dypalësh, i cili fillon më 11 nëntor për grupin 1, “Vlerat fundamentale”, përfaqëson proces në të cilin ne e prezantojmë nivelin e harmonizimit të legjislacionit nacional dhe planet për harmonizim të mëtutjeshëm, ndërtim të kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurse të nevojshme financiare dhe të TI-së për zbatimin e standardeve evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit