Maqedoni, shumica deklarohet pro dialogut për gjetjen e një zgjidhje për ligjin e shtetësisë dhe zhbllokimin e Kuvendit
Nuk ka asnjë lëvizje nga partitë parlamentare drejt zhbllokimit të Kuvendit. Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa Skënder Rexhepi, thotë se nuk është bërë asgjë për të gjetur zgjidhje për ligjin për shtetësitë, andaj nuk ka as ndryshim të qëndrimit të tyre për bllokimin e të gjitha procedurave në komisione me amendamente.
” Ne jemi të interesuar që të ketë një zgjidhje për një kategori të qytetarëve. Andaj jo vetëm pakon e pestë financiare por çdo lloj tjetër të ligjeve që do vijë në ndërkohë, do të vazhdojmë të bëjmë bllokimin e tyre- deklaroi Skënder Rexhepi, ASH-AAA.
Por deklarativisht, nga pushteti shprehen “pro” gjetjes së një zgjidhjeje. Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska – Vançeva, thotë se qëllimi i opozitës shqiptare nuk i arsyeton veprimet e saj. Kaleska – Vançeva shpreson se në koordinime në Kuvend do të gjendet zgjidhje.
” Besoj se në fund do të sundojë ndërgjegjja dhe ajo që do të thotë rol i vërtetë i të gjithëve neve në këtë parlament. Por gjithsesi se nuk do të tërhiqemi nga dialogu- pohoi Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM .
Koordinatori i grupit parlamenetar të BDI-së Arbër Ademi thekson se në koordinimet në Kuvend mund të gjendet zgjidhje me opozitën shqiptare.
” Një mekanizëm të këtillë edhe BDI e ka shfrytëzuar në të kaluarën, por jo të gjitha ligjet përfshirë këtu çuditërisht edhe ligjet që kanë të bëjnë me pakon e pestë të masave ekonomike, veçanërisht për të punësuarit në sektorin privat dhe në ato sektor që kanë qenë dhe janë më të goditura nga pandemia- tha Arbër Ademi, BDI.
Pjesërisht bojkoton edhe opozita maqedonase të cilët refuzojnë të futen në seancë plenare, pjesën më të madhe të kohës. Deputeti Timço Mucunski, deklaroi se do të mbështesin ligjet e pushtetit, të cilat janë pjesë e pakos së pestë ekonomike.
” Ekziston ndihmë e caktuar të cilën e mbështesim. Dhe i bëjmë thirrje shumicës parlamentare që sa më shpejtë si pikë e rendit të ditës të vendoset pakoja e pestë e masave ekonomike- pohoi Sinkron: Timço Mucunksi, OBRM-PDUKM.
Kuvendi prej muajsh përballet me mungesë kuorumi, seanca komisionesh të mbetura në gjysmë ose të pafilluara fare, mijëra amendamente dhe bllokim.
https://www.youtube.com/watch?v=i89DcIWGMv4&feature=emb_err_woyt
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze