Shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në vitet e kaluara ishin stimulimet fiskale përmes realizimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore, eksportit të nxitur nga kompanitë në zonat e lira ekonomike si dhe konsumit të popullatës, shkruan gazeta KOHA. Gjithashtu ekonomia e Maqedonisë, me afër 300 mijë pensionistë që për çdo muaj presin pensione nga shteti, me rreth 180 mijë të punësuar që presin rrogë prej buxhetit, me mijëra firma që presin punë nga tenderë publike të vlefshëm me qindra miliona euro tregon vartësi të madhe prej shtetit.
Ekonomistët thonë se në mënyrë graduale në vitet e ardhshme duhet të bie ndikimi i madh shtetit në rrjedhat ekonomike, sidomos është e papranueshme që shteti paraqitet si punëdhënësi apo edhe kontraktori më i madh i sektorit privat, përmes realizimit të investimeve të ndryshme kapitale, sepse vetëm në këtë mënyrë i lihet hapësirë dhe mundësi sektorit privat të jetë lokomotiva e zhvillimit ekonomik të vendit.
Vlerësohet se kompanitë vendore e kanë patjetër që të rrisin eksportin si në prodhime ashtu edhe në shërbime në degë të ndryshme si teknologjia informatike, bujqësia, blegtoria, apo turizmi. Njëherësh duhet ndryshuar edhe struktura e pavolitshme e eksportit ku pak shesim jashtë prodhime me vlerë të shtuar, ndërkohë që vite me radhë eksportojmë lëndë të parë apo gjysmë prodhime. Vetëm në vitin 2016 , katalizatorët e Xhonson Meti, pjesët për ndezjen e veturës dhe të ngjashme, feronikeli dhe veshmbathja ishin asetet kryesore eksportuese të Maqedonisë.
Nga ana tjetër, përkundër fakti se shquhemi si vend bujqësor , akoma kemi shkallë shumë të ulët të përpunimit të pemë perimeve , ku për shembull eksportojmë molla , ndërsa importojmë lëng molle.
Sipas profesorit universitar Nasir Selimi, nuk ekziston një formulë magjike që sektori privat të zëvendësojë shtetin në zhvillimin ekonomik, megjithatë sipas tij hapi i parë në këtë drejtim është orientimi sa më i madh i kompanive vendore në gjetjen e tregjeve të reja .
“Sektori privat duhet të jetë më aktiv dhe këmbëngulës që të gjejë blerës të ri të prodhimeve dhe shërbimeve të tij si në tregun vendor ashtu edhe atë të jashtëm. Perspektiva, por edhe qëndrueshmëria e ekonomisë vendore qëndron vetëm tek rritja e të ardhurave nga eksporti për çka flet edhe fakti se të gjithë firmat e shohin ardhmërinë e tyre në këtë drejtim. Andaj nevojitet që edhe shteti me instrumente të ndryshme të ndihmojë biznesin, duke krijuar kushte dhe lehtësime për kompanitë vendore eksportuese”, thotë për KOHA, Selimi.
Sipas tij, nevojitet që të ofrohet një mbështetje më e madhe në formë të trajnimeve, promovimeve të prodhimeve vendore, vendosjes së kontakteve përmes përfaqësive diplomatike me qëllim që kompanitë të zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe të rrisin prezencën në tregjet e jashtme.
Në ndërkohë edhe njohësit e tjerë të ekonomisë vlerësojnë se shteti nuk duhet të jetë punëdhënësi dhe kontraktuesi më i madh në shtet përmes investimeve të ndryshme duke pasur në disponim për të harxhuar afër 3.5 miliardë euro në vitin 2018.
“Sivjet do të kemi buxhetin më të madh në historinë e shtetit që në mënyrë indirekte tregon se ekziston përzierje e madhe e shtetit në ekonomi. Në një ekonomi tregu, udhëheqës kryesor i rritjes ekonomike dhe zhvillimit janë bizneset, ndërsa Qeveria nuk duhet të jetë investitori dhe punëdhënësi më i madh”, thotë akademiku Taki Fiti.
Sipas tij, duhet të ekzistojë përzierja e shtetit por me një kufi të caktuar, ndërsa roli i shtetit duhet të jetë krijimi i një ambienti të favorshëm për biznes që të munden kompanitë të nxiten të investojnë. Ndryshe, në vitet e ardhshme sfidat kryesore sipas Bankës Botërore për të gjitha shtetet e rajonit dhe jo vetëm për Maqedoninë , janë ndryshimi i rolit të shtetit në ekonomi, nga roli i mbështetësit në rolin e atij që mundëson rritje ekonomike, lirimin e potencialit të kompanive private, përmirësimin e tregut të punës dhe kapitalit njerëzor si dhe integrimin në BE dhe ekonominë globale./koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!