Që në javën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, në tubimet që po mbajnë partitë politike janë vërejtur shkelje të masave të vendosura kundër koronavirusit.
Partitë politike thonë se kanë angazhuar persona, të cilët kanë për detyrë që t’ua kujtojnë pjesëmarrësve në tubime në ambiente të mbyllura, që të mbajnë distancë dhe maskë, megjithatë shtojnë se barra bie mbi vetë qytetarët të cilët duhet të tregohen të ndërgjegjshëm.
Mjeku Nikolla Panovski, që tani po garon për ulëse në asamblenë e qytetit të Shkupit, në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor, thotë për Radion Evropa e Lirë se udhëheqësit politikë duhet të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave.
Por, ai ka kritika për respektimin e masave nga partitë.
“Duket shumë paradoksale që (qytetarëve) u kërkohet certifikata e vaksinimit nëse ulen në kateteri jashtë. Ndërkohë që në shtabet zgjedhore askush nuk kontrollon sesa persona qëndrojnë dhe nëse ata janë të vaksinuar”, thotë Panovski.
Arben Ratkoceri, botues i një gazete në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se pandemia COVID-19 ka bërë që partitë të jenë të kujdesshme gjatë publikimit të aktiviteteve në rrjetet sociale, duke postuar fotografi në ambiente të hapura dhe ku respektohet distanca. Megjithatë, ai shton se janë aktivistët ata që me postimet e tyre, po tregojnë se në këto tubime po ka shkelje të masave kundër pandemisë.
“Në rrjetet sociale shohim se janë aktuale shtabet zgjedhore dhe aty nuk ke asnjë respektim të masave kundër COVID-19. Pra, shohim grumbuj njerëzish që nuk mbajnë as maskë e distancë, e të mos flasim për çështjet tjera që parashihen me protokollet për kujdes nga pandemia”, thotë ai.
Kërkohen dënime për shkelësit e masave kundër COVID-19
Ndërkaq, Petar Arsovski, që merret me matjen e opinionit publik, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet duhet të veprojnë kur shkelen masat dhe jo, siç shprehet ai, të mbyllin sytë para shkeljeve që bëhen gjatë fushatës zgjedhore.
Ai kujton se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, që u mbajtën në dhjetor të vitit 2020, në dy komunat, atë të Shtipit dhe Plasnicës dhe nuk u dënua askush edhe pse ishin regjistruar shumë shkelje sa i përket masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Partitë duhet të tregohen më të përgjegjshme që të mos i bënë në rrezik aktivistët e tyre. Njëkohësisht duhet të angazhohemi për institucione që do të kenë guxim të dënojnë çdokënd që nuk i respekton ligjet, në rastin konkret shkel masat për frenimin e koronavirusit, sepse vetëm në këtë mënyrë të gjithë do të jemi më të sigurt”, thotë Arsovski.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se zgjedhjet lokale do të mbahen “nën kontroll të ashpër dhe me respektim të protokolleve të konfirmuara për organizimin e fushatës së sigurt dhe votim në kushte të pandemisë aktuale me COVID-19”.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e dyta me radhë që do të mbahen sipas protokolleve për COVID-19, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit të kaluar, dhe ndërkohë, në kushte të veçanta, zgjedhjet shtesë për kryetarët e komunave të Shtipit dhe Plasnicës u mbajtën, dhjetorin e kaluar.
Për shkak të situatës me pandeminë, në bazë të një marrëveshjeje politike, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhjet lokale, që ishte paraparë të mbaheshin në pranverë, u shtyn për në vjeshtë, me arsyetimin që deri në këtë periudhë do të imunizohej kundër koronavirusit një pjesë më e madhe e qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë