Maqedoni, rritja e administratës po dëmton sektorin privat, alarmojnë OJQ-të

Administrata publike është konkurrenti kryesor i sektorit privat! Kështu vlerëson Neda Malevska nga Qendra për menaxhim me ndryshime. Duke komentuar situatën me intensifikimin e shpalljeve të fundit të konkurseve për punësim në institucionet publike, shtetërore dhe lokale, Malevska thotë se vazhdimisht kemi rritje të numrit të të punësuarve por dhe të institucioneve në sektorin publik.
“Nëse vazhdon ky trend i rritjes së administratës publike atëherë siç duket konkurrenti më i madh i sektorit privat do të jetë sektori publik, për shkak se preferencat e qytetarëve për punësim ende shkojnë në atë drejtim, se duan të punësohen në administratën publike. Një hulumtim i jonë tregon se rreth 70% e atyre që janë të punësuar në sektorin privat do ta ndryshonin pozitën e punës për punësim në sektorin publik. Sektori publik u ofron fleksibilitet më të madh, siguri më të madhe -deklaroi Neda Malevska, Qendra për menaxhim me ndryshime.
Profesori universitar Dragan Gocevski, thotë se shpallja e konkurseve në kohën kur tashmë dihet data e zgjedhjeve, le hapësirë për dyshime se, mund të bëhen për përfitime politike të pushtetit.
“Nëse i kanë pasur të planifikuara konkurset një, dy, tre ose katër vite me radhë në mënyrë programore kanë planifikuar dalje të kuadrit dhe hyrje të kuadrit të ri. Dhe nëse konkurset përshtaten me periudhën kur është e ndaluar për shkak të zgjedhjeve, atëherë mundet që më herët t’i shpallin. Nëse nuk ka plan vjetor, atëherë ky është lëshim ligjor, nuk duhet të ndodh dhe duhet të mbahet përgjegjësi përkatëse nga udhëheqësit e atyre institucioneve përkatëse – u shpreh Dragan Gocevski, profesor universitar.
“Ministri për Administratë, Damjan Mançevski, këmbëngul se punësimet bëhen në përputhje me ligjin. Sipas tij shumë institucione kanë mungesë të kuadrit adekuat.
“Kemi mungesë serioze të kuadrit me kualifikim të lartë në administratën publike. Njerëzit duhet ti zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohen në institucionet e tyre. Ja tek ne në ministri për momentin është shpallur konkurs ku kërkojmë shtatë elektro inxhinierë, 14 juristë dhe disa ekonomist – tha Damjan Mançevski, ministër i Administratës.
Ministri i Administratës, Damjan Mançevski thotë se dikasteri i tij do të bëjë analizë të vendeve të punës që janë të tepërta si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Por ekspertët thonë se në vetëqeverisjet lokale, dëshmohet se në dhjetë vitet e fundit kemi rritje të harxhimeve operative dhe zvogëlim të projekteve të lidhura me investimet. Andaj, me qëllim që të ulet numri i të punësuarve në administratë dhe i institucioneve, rekomandojnë formimin e institucioneve ndër-komunale, formimin e zyrave rajonale por edhe digjitalizimi i serviseve publike./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Vrasja e palestinezes në Tiranë, autori mund të jetë babai

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk