LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet numri i grave që lindin pas të 30-ve

Maqedoni, rritet numri i grave që lindin pas të 30-ve
Foto: Arkiv

Gratë në Maqedoni gjithnjë e më vonë bëhen nëna. Sipas të dhënave të Spitalit të posaçëm të gjinekologjisë dhe akusherisë “Nëna Terezë” në Çair, në vitin 2005 numri i grave që fëmijën e parë e kanë lindur mbi 30 vjet përbën gjashtë për qind të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Ndërkohë të dhënat e fundit nga viti 2017 tregojnë se kjo përqindje ngjitet deri në 36 për qind.

“Nëse një 25 vjeçare ka shansin 1 në 1,800, të ketë një fëmijë me sindromin e Daunit, do të thotë 1.800 femra nga 25 vjet ti renditni dhe njëra do të ketë një fëmijë me sindromin e Daunit. Në moshën 40 vjeçare kjo është 1 në 100, në 45 vjet kjo është 1 grua në 30 gra. Faktor shumë i rëndësishëm është mosha e nënës”, tha për Alsat-M Kristina Skeparovska, gjinekologe në Spitalin gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2016 mosha mesatare e nënave në vend që kanë lindur fëmijën e tyre të parë është 27 vjet. Mosha mesatare e femrave në numrin e përgjithshëm të lindjeve është 29.4 vjet në zonat urbane, kundrejt 27. 7 vjet në zonat rurale./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori