LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Rriten borxhet e qytetarëve ndaj bankave

Maqedoni: Rriten borxhet e qytetarëve ndaj bankave

Borxhet e qytetarëve ndaj bankave tregtare në Maqedoni u rritën me 8.3 përqind në periudhën e kaluar, informoi Maja Stevkova-Sterieva, kryetare e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë në intervistën e sotme për “AIM”.

Qytetarët dhe kompanitë u kanë borxh kreditorëve të tyre 353.345 milion denarë, por edhe depozitat bankare po rriten. Gjatë krizës së coronës, kishte një ngurrim të aktiviteteve të investimeve në kompani si rezultat i pasigurisë, ndërsa kreditë konsumatore dhe strehimi ishin dominuese në mesin e popullsisë.

“Deri më 30 nëntor 2020, gjithsej kreditë në nivelin e sistemit bankar arritën në 353,345 milion denarë, që është një rritje vjetore prej 5.4 përqind. Kreditë totale për familjet u rritën me 8.3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 7.6 përqind krahasuar me 31 Dhjetor 2019.


Në të kundërt, kreditë totale për ndërmarrjet jofinanciare u rritën me 2.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe u ulën me 0.8 përqind krahasuar me fundin e vitit”, njoftoi Stevkova- Sterieva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori