Reagime të ashpra ka nxitur kërkesa e ambasadorit austriak në vend, George Vucas që të ndërrohen gjykatësit dhe prokurorët publik për shkak të veprimeve jo-profesionale dhe ndikimit të mundshëm të jashtëm në një kontest gjyqësor mes një kompanie austriake dhe një kompanie vendase, e cila është në pronësi të kushëririt të ish-kryeministrit Zoran Zaev. Ambasadori në kumtesën publike pretendon se institucionet gjyqësore në vend kanë dështuar të detyrojnë kompaninë në fjalë që të respektojë arbitrazhin dhe të shlyhet pagesa e borxhit.
“A e kanë kapur gjyqësorin kompanitë Dena dhe Global? Si pasojë, ambasadori George Vucas në letrën e dërguar para disa ditëve kërkon nga këshilli gjyqësor dhe këshilli i prokurorëve publik ndryshim urgjent të të gjithë gjykatësve jo kompetent dhe prokurorëve në këto raste. Secili presion apo ndikim janë në kundërshtim me pavarësinë e gjyqësorit dhe duhet të paraqiten për veprime të mëtutjeshme,” tha Ambasadori i Austrisë në RMV.
I menjëhershëm ishte reagimi i Zoran Zaev. Ai “kërcënoi” me gjyq ambasadorin Vucas.
“Unë e konsideroj veten për mik të Austrisë dhe në kohën e përgjegjësisë time si kryeministër kam vendosur relacione të shkëlqyera dhe bashkëpunim me Austrinë. Kështu që nuk do të lejojë që përfaqësuesi i parë i Austrisë në Maqedoninë e Veriut me kaq lehtësi dhe pa asnjë dëshmi ta përmend emrin tim në këtë mënyrë. Përmendja e ardhshme e emrit tim në këtë mënyrë do të thotë se me ambasadorin do të duhet të shihemi në gjykatë që të dëshmojë përfshirjen time në këtë rast,” deklaroi Zoran Zaev, ish-kryeministër i RMV-së.
Me Zaev nuk u pajtua presidenti Stevo Pendarovski, i cili sot potencoi se reagimi i ambasadorit është tërësisht i drejtë dhe në kuadër të detyrave të tij, që mes tjerash janë edhe mbrojtja e interesave të kompanive austriake.
“Po e ndjek rastin, lexova komente se mund të ketë përzierje në punët e brendshme. Nuk bëhet fjalë për përzierje në punë të brendshme, bëhet fjalë për obligim legjitim të secilit ambasador. Edhe ambasadorët tanë kur janë jashtë kanë për obligim t’i mbrojnë interesat e kompanive private dhe të qytetarëve, jo vetëm të institucioneve shtetërore,” deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Nga Këshilli Gjyqësor paralajmëruan se do të realizojnë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Gjykatën e Gjevgjelisë për këtë lëndë ndërsa nga Këshilli i Prokurorëve Publik shfajësohen, duke shtuar se gjithçka është në kuadër të ligjit dhe se lënda nuk po zvarritet në interes të ndonjërës palë.
Mësojmë se kompania Austriake “AMMA Hoenems” kishte nënshkruar marrëveshje milionëshe me kompaninë e dhëndrit të ish-kryeministrit Zoran Zaev. Kompania nga Vallandova duhej që të sigurojë kastravecë turshi të klasit të parë për Austriakët por marrëveshja u shkel kur kompania vendase i kishte shitur produktin për një kompani gjermane, konkurrente në treg./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit