“Iniciativa për referendum nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë [së Veriut]. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk është gjykatës kushtetues për të interpretuar Kushtetutën”, thuhet në reagimin e partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM.
Reagimi pason vendimin e kryetarit të Kuvendit, i cili më 13 shtator hodhi poshtë nismën e OBRM-PDUKM-së, për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë.
Nisma ishte dorëzuar me arsyetimin se “Marrëveshja me Bullgarinë është antikombëtare dhe antishtetërore, pasi rrezikon identitetin dhe gjuhën maqedonase”.
Kjo marrëveshje që ka zhbllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian(BE) është ratifikuar nga Maqedonia e Veriut më 19 korrik.
Nëpërmjet një komunikate, Xhaferi tha se “iniciativa për referendum nuk është në përputhje me Kushtetutën”, në të cilën, sipas kreut të Kuvendit, thuhet se “marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar, janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj”.
Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanovska, tha se pretendimi i Xhaferit për antikushtetutshmërinë e iniciativës nuk qëndron, pasi sipas saj, nisma është në përputhje me Ligjin për referendum.
“Referendumi për anulimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për referendum dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën. [Ky nen] mundëson referendum edhe për marrëveshjet ndërkombëtare. Pyetja që OBRM-PDUKM-ja do të parashtrojë në referendum, nuk e ndryshon përmbajtjen e marrëveshjes, por konteston ligjin e ratifikimit që e shpall atë të pavlefshëm”, tha ajo.
Stojanovska tha se pas vendimit të Xhaferit qëndron Lidhja Social Demokrate, e cila, sipas saj, po ikë nga populli maqedonas dhe qytetarët e tjerë.
“Ajo ka frikë dhe ikë nga zgjedhjet, po ikë nga referendumi, por nuk do të mund të ikë nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, ku do të japë përgjegjësi para ligjeve dhe Kushtetutës”, tha Stojanovska.
Marrëveshja me Bullgarinë ishte propozuar nga Franca dhe parasheh që gjatë procesit të bisedimeve me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut të zgjidhë çështjet e hapura lidhur me aspektet historike, ndërsa ato për gjuhën dhe identitetin është thënë se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve.
Lidhja Social Demokrate që drejtohet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nisma e OBRM-PDUKM-së ka për qëllim pengimin e rrugës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Mickoski [kryetari i OBRM-PDUKM-së] është kundër BE-së dhe NATO-s, ai dëshiron që ne të ndalemi, të kthehemi në periudhën e izolimit të vendit. Ne kemi filluar negociatat me BE-në si maqedonas dhe gjuha jonë maqedonase ka hyrë në BE, nuk ka kthim prapa nga ajo rrugë. Anëtarësimi ynë në NATO varet pikërisht nga rezolutat dhe marrëveshjet që janë ratifikuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar kryetari i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
Sipas tij, dikur OBRM-PDUKM ishte parti që kujdesej për interesat strategjike shtetërore, votonte rezoluta, deklarata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, “ndërsa sot me këtë lidership ajo po bën gjithçka për të kërcënuar anëtarësimin në NATO dhe për të penguar rrugën drejt BE-së”.
Sipas marrëveshjes së arritur me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut para nisjes formale të bisedimeve për anëtarësim në bllok, duhet të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj.
Pas dështimit të nismës për referendum, OBRM-PDUKM-ja tha se tani do të përkushtohet në pengimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ndryshimi i Kushtetutës maqedonase mund të bëhet me dy të tretat e votave, të cilat shumica parlamentare nuk i ka, por nga Qeveria besojnë se në radhët e opozitës ka forca progresive që nuk do të pengojnë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se shumica parlamentare do të arrijë t’i kalojë edhe ndryshimet kushtetuese.
“Unë jam i bindur se do të jemi në krye të ndryshimeve kushtetuese dhe se forcat progresive do të ngadhënjejnë ndaj atyre regresive, të cilat nuk duan që vendi ynë të jetë pjesë e BE-së. Mendoj se është koha që të gjitha partitë të çlirohen nga mënyra regresive e veprimit të tyre, por të punojnë për një shtet progresiv evropian”, tha ai.
Maqedonia e Veriut statusin e shtetit kandidat e ka fituar në vitin 2005. Pas 17 vjet pritjeje për shkak të kontestit fillimisht me Greqinë për emrin e shtetit dhe tani me Bullgarinë, ajo më 19 korrik nisi bisedimet për anëtarësim.
Ky proces ky që nuk do të jetë i lehtë për shkak të detyrimeve që ka në Marrëveshjen me Bullgarinë, e cila për dy vjet e mbajti të bllokuar çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vdekja e tre fëmijëve, Brahimaj: Tragjedi e madhe, dega e AAK-së në Gjakovë pezulloi aktivitetet politike
Largimi i “bluzave të bardha” nga Shqipëria nuk ndalet, 800 mjekë u larguan për 5 vite
Qëlluan me 100 plumba gjatë grabitjes, identifikohen dy të rinjtë e shpallur në kërkim
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos