Mungesa e profesorëve në orë dhe rrjeti i dobët i internetit janë vetëm disa nga problemet me të cilat po përballen nxënësit e shkollave të mesme gjatë mësimit nga largësia. Këto dhe shumë mangësi të tjera Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme po i nënvizon në raportin mbi punën e shkollave që deri në fund të muajit duhet t’ia dorëzojë Ministrisë së Arsimit. Bashkë me raportin, dikasterit të Arsimit do t’i dorëzohen edhe kërkesat për rikthim të mësimit me prezencë fizike, në formë të kombinuar. Përveç UNSHM-së, tashmë edhe nga organizata joqeveritare “Zëri i Arsimit” këmbëngulin që mësimi të rikthehet me prezencë fizike.
“ Mësimi online vetëm se po shkakton probleme fizike dhe financiare, asociale dhe psiikike sepse të qëndrosh shtatë orë mbi celular ose laptop ësht dëm për shëndetin. Përderisa me shtetet fqinje erdhët në një ide për hapjen e kufijve pse nuk pajtoheni me shtetet fqinje edhe për arsimim dhe hapjen e shkollave, jo në mënyrë standarde arsimore por të paktën një mësim të kombinuar me respektimin e masave anti covid- deklaroi Hamza Nuhiu, kryetar i “Zëri i Arsimit”.
Në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë një numër i lartë i nxënësve akoma kanë mbetur pa fjalëkalime.
“Platforma e re e krijuar po has problem të ndryshme, profesorët tanë nuk dëgjohen mirë, kemi ndërprerje të vazhdueshme të zërit, nuk ka biseda të rregullta. Poashtu kemi nxënës të cilët ende nuk janë kyçyr në platformë për arsye se hasin problem me fjalëkalimet e tyre dhe emrin e përdoruesit. Prandaj, ne si pjesëtarë të organizatës tonë kemi vetëm një lutje, të plotësohet kushti jonë i vetëm, mësim me prezencë fizike por në mënyrë të kombinuar- pohoi Lindita Ferati, “Zëri i Arsimit” dega Kumanovë.
Për shkak të problemeve të shumta me mësimin online, nga “Zëri i Arsimit” paralajmëruan protesta për më 31 tetor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?