Maqedoni, nuk do të ketë punësime të reja për Agjencinë dhe inspektoratin për përdorimin e gjuhëve
![Maqedoni, nuk do të ketë punësime të reja për Agjencinë dhe inspektoratin për përdorimin e gjuhëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/Gjuha-Shqipe-1-780x439.jpg)
Edhe pse është paraparë që një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve të gjitha institucionet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit, agjencia dhe inspektorati për përdorimin e gjuhëve ende nuk kanë filluar që të konstituohen. Nga Qeveria thonë se nuk do të punësohet asnjë punëtor i ri në këto dy Institucione që i parasheh ligji për gjuhët, por do të përdoren kapacitete ekzistuese të administratës publike.
“Nuk do të ketë nevojë për punësime të reja pasi që siç kemi thënë edhe më herët, mendojmë se administrata publike ka mjaftë kapacitete dhe njerëz të cilët duhet të shfrytëzohen në mënyrë adekuate dhe të cilët kanë njohuri të mirë edhe të gjuhës shqipe por edhe të gjuhëve të tjera ku do të ketë nevojë. Kështu që ideja është që të shfrytëzohen kapacitetet poseduese”, deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Edhe nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ende nuk kanë filluar me selektimin e administratorëve që do të angazhohen në Agjencinë për gjuhët. Ky institucion gjatë ditëve të fundjavës nuk arriti të sigurojë të dhëna se sa administratorë kanë kualifikim të posaçëm si linguist apo përkthyes, kualifikime këto që do të shfrytëzoheshin në agjencinë për përkthime. Profesori universitar Avzi Mustafa ngre dyshime në aftësinë profesionale për përkthim dhe lektorim që mund ta posedojnë administratorët të cilët pritet të angazhohen në këtë Agjenci. Madje ai thotë se është e domosdoshme që të gjithë kuadrot e përkthimit t’i nënshtrohen një kursi intensiv pranë katedrave të albanologjisë.
“Të gjithë ato të cilët dëshirojnë që të konkurrojnë në këto organe, së pari do të duhet që të ndjekin një kurs 6 mujorë pranë katedrave gjegjëse dhe pastaj të merren dhe të blihen të gjitha fjalorët drejtshkrimorë dhe shpjegues dhe në këtë mënyrë ata do të fitojnë edhe licencën për të cilën do të jenë të aftësuar. Do të shikohet se cili është i aftë sepse nuk mund të kenë të gjithë aftësinë e njëjtë ose predispozita për të qenë një përkthyes apo lektor I mirë. Kjo sipas meje do të thotë se tani përgjegjësia nuk do të jetë kolektive por do të dihet se kush është përgjegjës për të gjitha ata gabime që ne i vërejmë në çdo vend ku shkruhet gjuha shqipe”, tha Avzi Mustafa, albanolog.
Zbatimi në praktikë i ligjit të miratuar pritet të bëhet nga dy institucione, agjencia për zbatimin e gjuhëve që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësor, linguist, filozof të diplomuar në gjuhën shqipe si dhe lektorë të licencuar. Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë i cili emërohet nga qeveria përmes shpalljes publike. Veç agjencisë, është paraparë edhe formimi i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajve nga miratimi i ligjit të gjithash institucionet janë të obliguara të zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit.
Për moszbatim të ligjit janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet e theksuara në nenin 1 pika 3 dhe nenin 2 pika 3 të ligjit dhe 30 për qind e kësaj vlere për personat zyrtar dhe përgjegjës në organet e pikës 1 të këtij neni. Nga presidenca nuk tregojnë nëse Ivanov do të firmosë ligjin. Nga kabineti i tij thonë se presidenti do të përgjigjet në afatin e paraparë me ligj. Kritikat që Ivanov kishte ndaj ligjit në fjalimin e fundvitit para deputetëve lë të kuptohet se presidenti mund edhe të mos e firmosë të njëjtin. Por kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha se pavarësisht vendimit të Ivanovit, ligji do të miratohej përsëri në Kuvend./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DIA__14-380x233.jpg)
Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-380x233.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Siljanovska-e1733837303674-380x233.png)
Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht