LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të jetë alarmant

Maqedoni, niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të jetë alarmant

Niveli i lartë i ajrit të ndotur ka mbizotëruar dhe sot në shumë komuna të vendit. Sipas stacioneve matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor, koncentrimi më i madh i grimcave PM10 dhe PM 2,5 rezulton të jetë në Komunën e Tetovës, Kërçovës, Kumanovës, Qendrës, Gazi Babës dhe vendbanimit Rektorat.

Pavarësisht kësaj situate, Bashkia e Shkupit ende nuk ka filluar me zbatimin e masave konkrete kundër ndotjes së ajrit. Kreu i Bashkisë, Petre Shilegov, deklaroi se ky problem jetik me të cilët përballen qytetarët do të tejkalohet gjatë periudhës që vjen.

Masa e vetme konkrete e cila është vënë në funksion deri më sot është instalimi i 12 pajisjeve për pastrimin e ajrit në njërën nga çerdhet e komunës Qendër si donacion nga ana e “Rotary Club” Shkup.


Ditë më parë Ministria e Ambientit Jetësor dhe Bashkia e Shkupit paralajmëruan disa masa të cilat do të ndikonin në përmirësimin e cilësisë së ajrit, por deri më sot ende nuk ka ndonjë hap konkret në këtë drejtim.

Shoqata të ndryshme joqeveritare dhe qytetarët adresuan kritika të shumta mbi këta masa duke thënë se të njëjtat janë të papërshtatshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori