Nga dita e sotme do të hyjnë në fuqi, gjegjësisht do të fillojnë të zbatohen ndryshimet në Kodin Penal (KP), të cilat u votuan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së veriut me një procedure të shkurtuar dhe me flamur evropian, pa debat publik.
Me ndryshimet, ndër të tjera, parashihen dënime më të ulëta për veprat që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare, punën e pandërgjegjshme në shërbim dhe bashkimin kriminal.
Për ndryshimet në Kodin Penal dje kanë reaguar edhe nga Gjykata e Lartë e Maqedonisë të cilët theksuan se kanë marrë version jo të plotë të ndryshimeve në Kodin Penal, pa nenet kontestuese që ulin dënimet për zyrtarët.
“Gjykata e Lartë vlerëson se miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent përmes debatit publik dhe diskutimit të ekspertëve është në kundërshtim me zotimin për reformimin e legjislacionit në përputhje me standardet evropiane”, theksuan nga Gjykata e Lartë e RMV-së.
Për ndryshimet në Kodin Penal ka pasur kritika edhe nga ndërkombëtarët.
Kritika të forta erdhën nga Komisioni Evropian për përmbajtjen, por edhe mënyrën e miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal. Sipas Komisionit, Maqedonia është e përkushtuar të promovojë sundimin e ligjit dhe të luftojë mosndëshkimin, dhe për këtë arsye, sanksionet për aktivitetet korruptive duhet të jenë efektive dhe të përshtatshme.
Nga Brukseli, siç shtohet, shprehin keqardhjen që ndryshimet më parë nuk kanë qenë objekt konsultimesh të gjera dhe është përdorur flamuri evropian.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Angela Aggeler tha se një ekip i juristëve të Ambasadës amerikane po i shqyrton ndryshimet në Kodin Penal./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova