LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nga SASHK paralajmërojnë grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Maqedoni, nga SASHK paralajmërojnë grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SASHK, paralajmëroi grevë në qoftë se edhe ministri i ri i arsimit mbetet i shurdhër ndaj kërkesave të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga SASHK i përsëritën kërkesat e tyre – nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, rritje dhe unifikim të pagave dhe kushte më dinjitoze për punë në çerdhet për fëmijë.

“Këshilli i SASHK sot shqyrtoi edhe mundësinë për ndërmarrje të masave më radikale sindikale në qoftë se nuk hasim në dialog social dhe partneritet nga ana e ministrive përkatëse, pra kjo mund të nënkuptojë edhe mosfillimi i vitit shkollor më 1 shtator, mosfunksionim i çerdheve për fëmijë”, tha kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov./Telegrafi/