LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Nevoja minimale në muajin gusht për një familje ka qenë 33.538 denarë

Maqedoni: Nevoja minimale në muajin gusht për një familje ka qenë 33.538 denarë

Tridhjetë e tre mijë e pesëqind e tridhjetë e tetë denarë është vlera e shportës minimale sindikale për muajin gusht të këtij viti. Këto ishin nevojat e një familjeje për ushqim, pije, strehim, higjienë, transport, rroba, këpucë…

Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mbi vlerën e shportës minimale sindikale tregojnë se pjesa më e madhe e mjeteve janë shpenzuar për ushqime dhe pije 41.81 për qind ose 14.022,45 denarë. Nevojat për banim ishin 10.780,47 denarë ose 32.14 për qind, për higjienë sipas shportës minimale sindikale ishin të nevojshme 2.366,04 denarë, për transport 2.466,69 denarë, për rroba dhe këpucë 2.118,95 denarë.

Në muajin gusht, një familje ndau 1.066,79 denarë ose 3,18 për qind për kulturë dhe 716,20 denarë ose 2,14 për qind për ruajtjen e shëndetit.


Paga mesatare neto e paguar në muajin qershor të këtij viti arriti në 26.867 denarë, sipas kësaj 53,47 për qind shpenzohen për ushqim dhe pije, 38,79 për qind për banim, 30,47 për qind për shpenzime komunale dhe 8,32 për qind për pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtja. Për higjienë u shpenzuan 8,67 për qind, në fakt 3,56 për qind për higjienën personale, dhe 5,11 për qind për higjienën e shtëpisë, 9,11 për qind për transportin, 7,98 për qind për veshjet dhe këpucët, 3,97 për qind për kulturë, ndërsa për ruajtjen e shëndetin 2,64 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori