LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nëse ka bojkot  nuk do të ketë regjistrim të popullsisë

Maqedoni, nëse ka bojkot  nuk do të ketë regjistrim të popullsisë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski shpreson se regjistrimi i popullsisë nuk do të keqpërdoret për qëllime politike.

“Secili bojkotim do të thotë edhe dështim të regjistrimit të popullsisë. Shpresoj se të gjitha subjektet politike do të kuptojnë se ky ligj është profesional”, tha Simovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Javën e ardhshme do të bisedohet me OBRM-PDUKM-në me qëllim që të harmonizohet përmbajtja e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.


Sipas Simovskit, sa më shpejt duhet të votohet ligji që definon buxhetin dhe se pa ligj nuk mund të bëhet regjistrimi i popullsië.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Maqedonia duhet të zbatojë regjistrim të popullsisë sipas kritereve të Eurostat dhe kritereve të BE-së ashtu siç bëhet në Gjermani, Skandinavi, Spanjë dhe secilin vend evropian.

Regjistrimi provues përfundoi gjatë ditë së djeshme dhe u zbatua në 13 komuna dhe tetë rajone. Janë regjistruar 3.839 banesa, 4.572 apartamente, 3.184 amvisëri dhe 10.267 persona. 1.400 apartamente kanë qenë boshe, ndërsa 30 persona kanë refuzuar të regjistrohen. Enti shtetëror për statistika e vlerësoi si të suksesshëm regjimin provues të popullsisë, ndërsa problemi kryesor që janë ballafaquar në terren është përmbajtja e pyetjeve që në të ardhmen do të bëhen më të thjeshta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori