Me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit, mësimdhënësit ankohen për kushtet e mësimit si dhe ligjet dhe programet e reja që hynë në fuqi kohëve të fundit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), për të cilat u bojkotua dhe protestua disa herë.
Mësimdhenesit përveç që ballafaqohen me mungesën e kushteve për mësimdhënie, ata gjithashtu janë nën stres për shkak të tesimit ekstern, ku vlerësohet edhe puna e tyre.
Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) të Kumanovës, Samet Jahiji bën të ditur se ky profesion në Maqedoni është tejet i nënçmuar.
“Sikur ti kishim punët mirë, nuk do të dilte asnjë problem në arsim në mediat tona. Po të bësh një dallim në mes problemeve në shkollat maqedonase dhe ato shqipe do të shihnit se sa shumë probleme ka në ato shqipe. Profesioni i mësuesit në të gjitha vendet është i shenjtë i respektuar dhe i vlerësuar kurse në Maqedoni, e sidomos për shqiptarët mund të them se është në nivelin më të ulët të mundshëm. Mësimdhënësit nuk përfillen nga askush, të drejtat e tyre vazhdojnë të shkelen me testime eksterne dhe akademi për mësues, të cilat e nënçmojnë tejmase këtë profesion”, tha Jahiji.
Ai thekson se përveç anës financiare, ku mësimdhënësit marrin paga të vogla, gjithashtu ata ballafaqohen ne probleme të shumta edhe në kushtet e zhvillimit të mësimit.
“Investimet që po bëhen janë qesharake. Nuk po them se projekti për kompjuter për secilin fëmijë është i dëmshëm, jo, por për të realizuar këtë projekt ky dikaster së pari duhet të krijojë kushte. Nxënësit kanë kompjuter kurse mësimdhënësit frikësohen se çatia do të ju shembet nga mos investimi dhe vjetërsimi i objekteve shkollore. Sa i përket të ardhmes unë nuk jam optimist, siç thonë dita e mirë shihet në mëngjes, e ne me mëngjes po e shohim se asgjë nuk do të bëhet”, shtoi Jahiji.
Edhe pse pas bojkotit të vitit të kaluar, ku shimica e mësimdhënësve nuk hynin në orë dhe nuk mbanin mësim, edhe pas premtimit të ministrit Ademi që të arrihet një marrëveshje, ende nuk ka asgjë nga ajo që u premtua.
“Është turp të punosh në këto kushte. Është fshat por prap jemi në një kohë ku teknologjia ka avancuar dhe ka kapluar edhe fshatrat që tani më nuk dallojnë shumë nga qytetet. Në si mësimdhënës jemi të nënçmuar tejmase. Pagat i kemi të vogla, punojmë me shumë nxënës njëkohësisht, kemi mungesë të hapësirave, probleme me tekstet shkollore, ku ne vetë duhet t’i rregullojmë dhe përpilojmë që të mos u mësojmë fëmijëve gabim. Ne bëjmë shumë punë dhe vlerësohemi shumë pak. Mësuesit nuk duhet të nderohen dhe kujtohen vetëm për 7 mars. Por ata duhet te vlerësohen çdo ditë, se puna e jonë është e çmueshme”, tha Rifat Ademi, mësimdhënës.
Nga ana tjetër Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi premton investime dhe ndërtime të shkollave të reja në të ardhmen.
“Investimet në arsim, nuk ndalojnë sapo të jetë ndërtuar një godinë e re shkollore, nuk përfundojnë me rindërtimin e një shkolle. Investimi në arsim do të thotë ngritje e vazhdueshme e njohurive të mësimdhënësve, ndjekje e trendeve globale, si dhe zbatimi i tyre në sistemin arsimor. Ne investojmë dhe do të vazhdojmë me investime në arsimin në gjuhën amtare, në mënyrë që nxënësit tanë të jenë në nivel të barabartë me kolegët e tyre në botë”, tha Ademi.
Shkolla e Slivnikut ngelet pa inventar!
Objekti i shkollës fillore “Vasil Gllavinov” në fshatin Slivnik të Velesit është përfunduar mirëpo i njëjtë ka mbetur pa inventar.
Mësimdhënësi i kësaj shkolle Qemal Musa bën të ditur për Portalb, se ky objekt njëherë u ndërtua me disa gabime më pas ato u korrigjuan mirëpo tani mungon inventari.
“Ishte paraparë që tani më ne të dilnim në objektin e ri mirëpo një gjë e tillë është e pamundur pasi që objekti është përfunduar por mungon inventari dhe pa atë nuk mund të hyjmë dhe të zhvillojmë mësimin”,tha Musa.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se objekti ishte projekt i MASH dhe se i njëjtë është realizuar kurse sa i përket inventarit, atë duhet ta siguron komuna e Velesit.
Shkolla e Lubetenit ende në harresë
Shkolla “Liman Kaba” në fshatin Lubeten të Shkupit ende po ballafaqohet me problemet e njëjta, të mungesës së investimit dhe hapësirave.
Drejtori i kësaj shkolle, Xhezmi Abdyrrahmani thotë se ende nuk ka asgjë të re lidhur me projektin e tyre të cilin e kanë dorëzuar në MASH për zgjerimin e objektit shkollor.
“Ne projektin për mbindërtimin e objektit shkollor e kemi të gatshëm,e dërguam në MASH dhe i kërkuam ministrit takim po për momentin ishte i zënë dhe na tha se do të na kontaktojë. Duhet të vizitohet kjo shkollë e të shihet se ka nevojë për investim, dyshemeja është e vjetër, ka shumë punë për tu bërë”, shtoi Abdyrrahmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe