LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Në treg ka bombola të dyshimta të gazit, institucionet zhvendosin kompetencat për kontrollin e tyre

Maqedoni: Në treg ka bombola të dyshimta të gazit, institucionet zhvendosin kompetencat për kontrollin e tyre

Në tregun e Maqedonisë së Veriut mund të gjenden bombola gazi për amvisëri, madje edhe bombola gazi teknike që përdoren për saldimin e oksigjenit me cilësi të diskutueshme dhe pa një certifikatë cilësie dhe kontrolli, ndërsa po zhvendosin kompetencat e tyre të kontrollit të tregut tek njëri-tjetri.

Ky fakt është shfaqur pas ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Rramanli të Kumanovës, ku nga një shpërthim i bombolës së gazit humbën jetën katër anëtarë të një familje, tre prej tyre vdiqën në vend dhe një më vonë në spital, ndërsa gjashtë u plagosën dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike, përfshirë një grua shtatzënë dhe një fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha për AIM, komandanti i Brigadës Zjarrfikës të Bashkisë së Shkupit, Vlladimir Simonovski, gjatë vitit të kaluar zjarrfikësit kanë intervenuar në më shumë se 60 ndërhyrje në zjarre, të shkaktuara nga bombolat e gazit.


Tragjedia në Rramanli, dy gratë janë në gjendje të rëndë shëndetësore
Lexo po ashtu Tragjedia në Rramanli, dy gratë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Sipas ekspertëve, shpërthimi në familjen në fshatin Rramanli u shkaktua nga një bombolë gazi prej 20 litrash, pa certifikatë, të blerë në treg dhe jo tek një pikë e autorizuar për mbushje të gazi.

Ata thonë se bombola e gazit shpërtheu në pjesën e valvulës dhe se fotot tregojnë se nuk ka një certifikatë të duhur se bombola është e rregullt dhe cilësore.

Sipas tre, zakonisht ndodh që bombola të ketë rrjedhje në pjesën ku është bërë saldimi, por jo edhe tek valvula nëse e njëjta është e kontrolluar dhe e certifikuar.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Sojko Paunoski, në një prononcim për AIM tha se Inspektorati Teknik Shtetëror është përgjegjës për kontrollin e bombolave të gazit për amvisëritë, ndërsa inspektori për mbikëqyrjen e pajisjeve të presionit nga Inspektorati Teknik Shtetëror për Inspektimin Teknik, Gjorgji Trajanovski, thotë se ata janë vetëm përgjegjës për të kontrolluar periodicitetin e bombolave.

Theksojmë se “Makpetrol” është e vetmja kompani me shërbim të certifikuar për kontroll, servisim dhe mbushje të bombolave të gazit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Kalo në kategori