LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: MPPS kërkon që punëdhënësit t’i respektojnë masat për mbrojtjen e qytetarëve nga vala e të nxehtit

Maqedoni: MPPS kërkon që punëdhënësit t’i respektojnë masat për mbrojtjen e qytetarëve nga vala e të nxehtit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatorëve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, Kryqit të Kuq që të ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të mbrojnë shëndetin dhe të parandalojnë pasojat e valëve të të nxehtit.

Nga MPPS informojnë se i gjithë territori i vendit do të preket nga temperaturat nga faza portokalltë gjatë ditëve në vijim.

MPPS gjithashtu rikujton masat e përgjithshme që duhen ndjekur:


– lirimi nga përgjegjësitë e punës grupet më të cenueshme të popullsisë, siç janë gratë shtatzëna dhe njerëzit mbi moshën 60 vjeç.

– në institucionet për kujdesin e fëmijëve (kopshtet) të mos ketë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga 11 e mëngjesit deri në 5 pasdite.

– njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështjet Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë për të moshuarit e vetmuar dhe të pastrehët.

“Duke pasur parasysh faktin se prodhimet e caktuara të rrezikshme dhe proceset teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të qenë në përputhje me rregulloret ligjore në këtë fushë”, thonë nga MPPS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori