Maqedoni, mijëra fëmijë përfundojnë rrugëve duke kërkuar lëmoshë e jo duke ndjekur mësimin

Dita botërore e fëmijëve i gjen mijëra fëmijë nëpër rrugët e të gjitha qyteteve të shtetit duke kërkuar lëmoshë. Disa janë të shoqëruar nga prindërit, të tjerët janë të vetëm dhe shihen tek kërkojnë nëpër udhëkryqet kryesore, por thuajse që të gjithëve u është mohuar e drejta e arsimimit dhe keqpërdoren për interesa të caktuara. Ka edhe nga ata fëmijë që jetojnë me prindërit, ndjekin procesin edukativo-arsimor, por detyrohen që në një pjesë të ditës bashkë me prindërit e tyre të shtrijnë dorën për të kërkuar lëmoshë.
Dragi Zmijanac nga Megjashi thekson se jozyrtarisht numri i fëmijëve lypsarë arrin deri në 2 mijë.
“Edhe pse spekulohet se ka numër prej 500 deri në 2 mijë fëmijë, që çdo ditë nëpër Maqedoni, me duar të zgjatura kërkojnë lëmoshë. Fëmijët duhet që në kohë të fitojnë shprehi jetësore ku do të jenë aktorë aktiv që do të jenë model i mirë që tregon se mund të dilet nga rrethi i varfërisë dhe keqpërdorimit të mundit të fëmijëve dhe shteti është i obliguar.. që të ballafaqohet dhe ta zgjidh këtë problem, pasi një fëmijë në shkollë, një fëmijë më pak në rrugë”, deklaroi Dragi Zmijanac “Megjashi”.
Avokati i populli, Naser Ziberi tha po hulumtojnë situatën me fëmijët që kërkojnë nëpër rrugë. Ai tha se hulumtimi bëhet i vështirë pasi Institucionet kompetente nuk kanë numër objektiv të fëmijëve lypsarë. Sipas tij ky numër zyrtarisht shënon 71 fëmijë por është shumë larg realitetit.
“Ne në fazën e dytë të hulumtimit do të bëjmë edhe një analizë të fëmijëve të cilët jo vetëm që janë të vendosur në qendra për përkujdesje por edhe të fëmijëve të tjerë që jetojnë nëpër familje e që keqpërdoren për qëllime të tyre, dhe sipas informacioneve jozyratare, ky numër është shumë më i madh se sa i fëmijëve të cilët janë të vendosur dhe janë nën përkujdesje të shtetit”, u shpreh Naser Ziberi, Avokati I Popullit.
Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Organizata Botërore Unicef, Qeveria dhe Federata e Futbollit dërguan porosi për kujdes shëndetësor të fëmijëve, proces edukativo arsimor kualitativ për çdo fëmijë si dhe mos diskriminim të fëmijëve. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë