LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbijeton foshnja me peshë të lindjes nën 500 gramë

Maqedoni, mbijeton foshnja me peshë të lindjes nën 500 gramë
Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në Repartin e kujdesit intensiv pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve vizitoi foshnjën e lindur herët, në javën e 27-të të shtatzanisë, me peshë të lindjes nën 500 gramë, që është foshnja e parë me këtë peshë që ka mbijetuar në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha ministri Filipçe, përdorimi i metodave të reja joinvazive dhe ilaçeve rrit gjasat për mbijetesë të foshnjeve me lindje të hershme me peshë të vogël, shkurtohet koha e kaluar në kujdes intensiv, mundësohet bashkim më i shpejtë me nënën, si dhe zvogëlohet mundësia për dëmtimin e dëgjimit dhe shikimit të tyre.

“Sot e vizituam foshnjën e vetme në Maqedoni që ka mbijetuar dhe ka lindur para katër muajsh me peshë nën 500 gramë në javën e 27-të. Janë aplikuar të gjitha metodat dhe pajisjet e reja me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve tanë”, tha Filipçe./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori