Bizneset ankohen se nuk mund të gjejnë kuadër te kualifikuar, ndërsa punëtorët – punë adekuate, kompanitë kërkojnë thuajse 8 mijë punëtorë dhe njëkohësisht papunësia në vend është 22.6%, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat e Agjencisë për punësim të Maqedonisë thonë se për momentin ka 7996 vende të lira pune, ndërsa ato të Entit Shtetëror për Statistikë 7586 vende të lira pune. Për momentin, në Agjencinë për punësim janë 7974 konkurse aktive. Kërkohet kuadër i llojllojshëm, prej parukiere, recepcioner deri tek mjekë e profesionist të informatikës. Duke shikuar nga ana e veprimtarisë më së shumti punëtorë kërkohen si shitës (2.523), industria përpunuese (1.895), hotelierike (1.066), transport (613).
Profesionet më të kërkuar janë: shitës (907), pastrues (532), kamerier (411), punëtorë në shirit (306), punëtorë i thjeshtë (334). Sipas Qendrës për Arsim të të Rriturve në krye me Lindita Qazimin, në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2017 – në arsimimin e mesëm janë përfshirë 1.782 nxënës, në mënyrë të suksesshme atë e kanë kryer 1435. Në vijim në arsim të mesëm për të rritur janë të përfshire 347 nxënës. Në vitin 2017 kanë filluar arsimim të mesëm 1.242 nxënës të ri që do të thotë janë gjithsej 3.042 nxënës. Në këtë shkollë, sipas Qazimit, me certifikata profesioniste janë pajisur 1.652 persona. “Papunësia në Maqedoni është mbi 22% përkatësisht 219.148 persona, prej tyre 60% janë burra dhe 40 % gra. Më së shumti papunësi ka tek moshat prej 15 deri 24 vjet (47,3%).
Personat prej 25 deri 49 janë pa punë me 22% dhe 17 % pa punë janë persona mbi 50 vjet. Mes të pa punësuarave 105.180 janë persona me arsim të mesëm katër vjeçar, 189.868 me 3 vjet shkollë të mesme dhe 44.509 me arsimim të lartë. Prej të papunëve pa arsimim janë 3.719 persona, dhe pa arsim të mbaruar 9.394, si dhe me arsim fillor 61.497 persona”, tha për Gazetën Koha Qazimi. Hulumtimet e Agjencisë për punësim tregojnë se në vend ka mungesë kronikë të kuadrove të kualifikuar nga veprimtari të ndryshme.
Nga ata me arsim të lartë sipëror kërkohen: programues, i diplomuar në informatikë, inxhinier të ndërtimtarisë, arkitekt, inxhinier të makinerisë, elektroinxhinier, teknolog, farmaceut, dizjaner grafike. Parë nëpër qytete më së shumti vende të lira të punës ka në Shkup (4803), Manastir (433), Kavadar (399), Ohër (351), Kumanovë (256). Më së paku konkurse ka në Kratovë dhe Shën Nikollë (vetëm nga 2), ndërsa në Demir Hisar nuk ka asnjë vend të lirë pune. Nga personat me shkollim të mesëm apo të lartë kërkohen: komercialist, teknik, motra medicinale, administrator dhe të ngjashëm. Arsimi i mesëm profesional duhet të dorëzojë: rrobaqepës, brava punues, zdrukthat, saldues, teneqepunues dhe shumë profile të ndërtimtarisë si punëtorë, montazhues, automekanik, elektroinstalues etj.
7586 VENDE TË LIRA TË PUNËS
Të dhënat e ESHS janë pak më të ndryshme se këto të Agjencisë për punësim, për shkak të metodologjisë së ndryshme. Sipas ESHS-së në Maqedoni në tre muajt e tretë të vitit ka pasur 7.586 vende të lira. Parë në mënyrë rajonale më shumë punëtorë kërkohen në Shkup 3846, Pollog 946 dhe rajoni Vardarit 670. Sistemi arsimor duhet të përshtatet me nevojat e tregut, dhe vetëm në atë mënyrë mund të ndikohet në mënyrë reale në uljen e papunësisë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit